LAJMI I FUNDIT:

“Sherri” mes dy komikëve shqiptarë – flet Bes Kallaku

“Sherri” mes dy komikëve shqiptarë – flet Bes Kallaku

Rreth dy muaj më parë, aktorët Ermal Mamaqi dhe Bes Kallaku nisën një lojë virtuale ku kërcënonin njëri-tjetrin me fjalët “Gjej vend e futu”.

Ky sulm kërcënimesh në rrjetet sociale mori përmasa të mëdha, pasi fansat e secilit prej tyre iu kundërvunë njëri-tjetrit me video sharëse.

Po ne rrjetet sociale shkruhej më pas se, Ermali dhe Besi e kalojnë limitin duke përfunduar në sherr të fortë, një lojë që shkoi drejt acarimit të marrëdhënies midis dy aktorëve.


Po a është e vërtetë kjo?! Besart Kallaku tregon për gazetën Panorama paskuintat e këtij sherri.

“Lufta me Ermalin është e gjitha një shaka, por mua më dalin në krah më shumë se Mamaqit, pasi ‘katunarët’ bëjnë për njëri-tjetrin më shumë se qytetarët”, ka thënë ai.

Pyetjes nëse janë miq apo armiq me Ermalin, ai iu përgjigj: “Shumë miq, të mirë madje. Por me mua janë sensibilizuar dashamirësit”.