LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Thaçi e pranoi se do t’i bëjë lëshime Serbisë

Sherifi: Thaçi e pranoi se do t’i bëjë lëshime Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar deklarimet e sotme të Presidentit të vendit Hashim Thaçi, të cilat i bëri sot në Budvë të Malit të Zi, lidhur me çështjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbisë.

Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se derisa Presidenti Thaçi ka pranuar se ”Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” nënkupton se ai do të bëjë lëshime në favor të Serbisë.

Postimi i plotë i Sherfit:

“KONCESIONE TË REJA NDAJ SERBISË RREZIK I RI PËR KOSOVËN!

Sot, mediet e ndryshme të Kosovës informuan se presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”!!!

Pohimi në një forum të tillë se “Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” është pranim publik nga ana e Hashim Thaçit se është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbise sepse edhe vet e pohon se “do të jenë të vështira për Kosovën”. Pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për Kosovën” e ndjej për obligim të deklaroj se unë shoh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës. Përveç deklaratës për vendime të “vështira për Kosovën”, Hashim Thaçi deklaroi se “Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”!

Secili qytetar i Kosovës e shtron pyetjen ndaj një deklarate aq të papërgjegjshme se çka “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”, që:
-Të pranojë krimin e gjenocidit që ky shtet kreu në Kosovë?
-Të pranojë riparimin e dëmeve të luftës?
-Të pranojë kthimin e mjeteve dhe fondeve të plaçkitura nga Kosova?
-Të pranojë dënimin e të gjithë atyre që vranë, dhunuan, plaçkitën dhe rrëmbyen edhe kufomat e shqiptarëve për të fshehur gjurmët e gjenocidit?
-Apo çka tjetër nga ajo që është tepër e rëndë për shqiptarët “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”?

Edhe sikur mos të kishte asnjë arsye tjetër, kjo deklaratë e tij do të mjaftonte të mos i jepet besimi për të udhëhequr më procese të tilla të rëndësishme për vendin, pa marrë parasysh funksionin që ka aktualisht në kuadër të institucioneve të Kosovës. Kjo është e vetmja rrugë që të parandalohet nënshkrimi i vendimeve të “vështira për Kosovën”!”, ka shkruar Sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori