Instituti i Historisë i Akademisë Ruse të Shkencave më 29 dhjetor, mbajti mbledhjen vjetore të Vitit të Ri për të gjithë studiuesit dhe punonjësit e tjerë.
Drejtori i institutit dhe zëvendësi i tij përshëndetën siç duhet të pranishmit, por në një moment gjatë fjalimit, një burrë i panjohur u shfaq në skenë. Ai me qetësi u prezantua si “kurator” i institutit ose agjent rezident nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).
“Ne ishim absolutisht të shtangur. Askush nuk priste diçka të tillë, të gjithë ishim të tronditur nga fjalimi i tij. Ai nuk ishte aspak i zënë ngushtë të thoshte hapur se po mbikqyrte institutin për FSB-në. Rezulton, ai ka qenë me ne që nga shtatori”, tha studiuesja e vjetër Irina Levinkaya.
Ajo shton se askush nga punonjësit nuk kishin ndonjë pyetje për agjentin e tyre rezident.
Incidenti u kujtoi shumë studiuesve epokën Sovjetike, kur agjentët e KGB-së ishin vendosur rregullisht në institucionet akademike dhe vendet e tjera të punës. Ata shpesh merrnin vendime se ku mund të botonin studiuesit, çfarë konference mund të merrnin pjesë dhe çfarë kontakte të huaja mund të kishin.
Levinskaya thotë se mbetet e paqartë se, cili do të jetë roli i agjentit të FSB-së në institutit të saj.
“Është e vështirë të thuash se çfarë do t’i interesonte këtij burri në institut. Shumë prej nesh e studiojnë periudhën e Mesjetës dhe kemi një arkiv të mahnitshëm të saj. Unë mendoj se ka shumë të ngjarë që atij i intereson historia më bashkëkohore – për shembull, Lufta e Dytë Botërore”, i tha ajo Radios Evropa e Lirë.
Nën presidentin Vladimir Putin, Qeveria ruse ka kërkuar të vendosë një narrativë për Luftën e Dytë Botërore që lavdëron rolin Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste, ndërsa të injoroj krimet dhe gabimet e diktatorit Josef Stalin dhe qeverisë së tij.
Në vitin 2014, Rusia miratoi të ashtuquajturin Ligj i Kujtesës, i cili penalizonte “përhapjen me dashje të informacionit të rremë në lidhje me aktivitetet e BRSS-së gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Midis qindra ndryshimeve në Kushtetutën Ruse që u miratuan me ngut vitin e kaluar, ishte një pjesë [neni 67] ku thotë se, “Federata Ruse nderon kujtimin e mbrojtësve të Atdheut dhe garanton mbrojtjen e së vërtetës historike. Ndalohet zvogëlimi i rëndësisë së arritjes historike të popullit në mbrojtjen e Atdheut”.
Rishkrimi i historisë
Levinskaya e lidh ardhjen e agjentit resident të FSB-së me gërmimet në varrin masiv të Sandarmokhi në rajonin verior të Karelias.
Shoqëria Ushtarake-Historike Ruse e lidhur me Kremlin, filloi gërmimet në këtë zonë në një përpjekje për të provuar se, trupat nuk u përkisnin viktimave të Policisë Sekrete të Stalinit, por më tepër të burgosurve sovjetikë të luftës, të cilët gjoja u ekzekutuan nga forcat finlandeze gjatë okupimit të rajonit në Luftën e Dytë Botërore.
“Unë këtë e shoh si një lidhje të drejtpërdrejtë. Këto gërmime ishin absolutisht joshkencore. Ata shkelën çdo logjikë historike. Mbi të gjitha, Finlanda ka botuar të gjitha dokumentet e saj dhe ato janë ekzaminuar plotësisht. Kjo është një përpjekje e vërtetë, e neveritshme për të rishkruar historinë”, tha ajo.
Deputeti i Asamblesë Legjislative të Shën Petersburgut, Boris Vishnevsky më 4 janar i dërgoi një pyetje zyrtare kreut të degës së FSB-së të qytetit, Aleksandar Rodionov, për të kuptuar shtrirjen e programit “agjent rezident”, mbi autorizimin ligjor që është ndërmarrë dhe mbi atë se cilat janë saktësisht funksionet e tyre.
“Nuk ka asgjë për ‘agjentët residentë’ të FSB-së për të bërë në institucionet akademike civile që nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë kombëtare dhe nuk kanë qasje në dokumente sekrete. Nuk ka asnjë bazë ligjore për dërgimin e tyre atje”, tha Vishnevsky.
Monitorimi i besnikërisë
Instituti i Historisë padyshim që nuk është i vetmi institucion akademik që ka tërhequr vëmendjen e FSB-së.
Një ish-valltare që punon për Akademinë Vaganova të Baletit thotë se, FSB-ja nuk ka qenë kurrë larg vendit të saj të punës dhe se prania e agjencisë së sigurisë u rrit dukshëm kur një drejtor i ri, Nikolai Tsiskaridze u emërua në vitin 2014.
“Ata po monitorojnë besnikërinë tonë. Njerëzit të cilët konsiderohen si jobesnikë pushohen pothuajse menjëherë nga puna. Prandaj, u largova – thjesht mund të them se situata po bëhej e rrezikshme”, tha ish-valltarja, e cila kërkoi të mos identifikohej.
Në kohën Sovjetike, kujtoi ajo, dezertimet e profilit të lartë të valltarëve si Mikhail Baryshnikov, Natalya Makarova dhe Rudolf Nureyev kishin degëzime të ashpra në institutin e saj dhe akademi të tjera të ngjashme.
“Ata mbajtën takime. Të gjithë u implikuan, u munduan, u dëbuan. Nuk kishte asnjë shmangie nga kjo. Tani, e gjithë kjo është transferuar në nivelin e besnikërisë personale ndaj menaxherëve”, tha ajo.
“Vendi ynë nuk ka ndryshuar”
Inna Saksonova, e cila doli në pension nga Biblioteka Kombëtare e Rusisë, i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë e sigurisë kishin pasur gjithmonë një prani në sallat publike të leximit.
“‘Është një dhomë poshtë shkallëve ku ata qëndrojnë. Unë sapo kisha filluar punën në Bibliotekë, hapa aksidentalisht atë derë dhe pashë një burrë duke ngrënë një sanduiç derisa monitoronte makinat e regjistrimit. Ajo dhomë është ende atje. Unë nuk mendoj se regjistruesit janë ende atje, por çështja është ende e njëjtë. Ne u mësuam, sepse siç duket nuk ka asgjë për të bërë. Vendi ynë nuk ka ndryshuar”, tha Saksonova.
Yevgeny Smirnov, një avokat i organizatës joqeveritare “Komanda 29”, pajtohet, duke thënë se, “githçka është akoma siç ishte në Bashkimin Sovjetik – asgjë nuk ka ndryshuar”.
“Ata kontrollojnë gjithçka. Duke filluar me prodhimin ushtarak dhe duke përfunduar me balet. Tani kjo strukturë sovjetike po ribëhet në formën më të keqe të mundshme, me monitorimin e stilit sovjetik të gjithçkaje dhe të gjithëve”, thotë Smirnov për agjencitë e sigurisë.
“Tani FSB-ja nuk është nën ndonjë kontroll. Është e mbyllur në vetvete dhe nuk i jep llogari askujt. Në atë kuptim, FSB tani është më e frikshme dhe më e fuqishme se sa ishte KGB-ja”, përfundon ai. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri