Më 15 nëntor, Zyra për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, mbajti mbledhje, ku mori disa vendime në raport me Kosovën. Aty morën pjesë shërbimi sekret civil, dy shërbimet ushtarake, ai i sigurisë dhe informativ si dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Detyrat e caktuara në këtë takim janë marrë përsipër të kryhen nga agjencitë sekrete serbe, të pranishme në këtë takim.
Kjo dëshmohet nga komunikimi i një zyrtari të strukturave të sigurisë serbe me familjarët e tij në Kosovë, komunikim të siguruar nga emisioni “Udhëve” në RTK.
Ai porosit familjarët që gjatë këtyre ditëve të qëndrojnë në shtëpi, e t’i shmangin vendet publike, ku ka shumë persona si p.sh. kafiteritë, sepse mund të përsëritet rasti “Panda” i Pejës, i 17 viteve më parë.
Në atë kohë, në kafiterinë me këtë emër u vranë 6 të rinj serbë, e për këtë akt u fajësuan shqiptarët, ndonëse më vonë vetë shteti serb e pranoi se vetë Serbia e kishte kryer aktin, përcjell Kosovapress.
Ky person u thotë familjarëve se kjo mundë të ndodhë në çdo moment dhe në çdo vend të Kosovës, e mundësitë janë që kjo të ndodhë në vendbanimet jashtë pjesës veriore, me qëllim që të fajësohen shqiptarët.
Bazuar në informacionet që posedon emisioni “Udhëve”, ky person zyrtar është i ngarkuar me aktivitet në drejtim të Kosovës.
Se ky plan u mundua të zbatohet, dëshmohet me rastin kur në Gazimestan, institucionet kosovare të sigurisë arritën të gjejnë e sekuestrojnë 15 kg eksplozivë.
Pas mbajtjes së takimit të 15 nëntorit, ndërmjet shërbimeve sekrete të Serbisë, ishte deklaruar ministri Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, i cili është edhe shef i këshillit koordinues të shërbimeve të sigurisë.
“Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra konkrete dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për pengimin e formimit të ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Kështu, zbatimi i tri vendimeve tashmë ka ndodhur, së paku në tri raste. Pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përpjekjet që u bën e po bëhen për pengimin e formimit të ushtrisë si dhe krijimi i situatës së pasigurisë në Kosovë”, kishte thënë Stefanoviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë