LAJMI I FUNDIT:

Shënon rritje numri i lindjeve në Tetovë

Shënon rritje numri i lindjeve në Tetovë

Numri i foshnjave të lindura në Spitalin e Gjinekologjisë në Tetovë nga viti në vit shënon rritje. Këtë e ka konfirmuar për Alsat-M, mjekja, Merale Rexhepi, sipas së cilës shtohet numri i lindjeve kundrejt aborteve që janë gjithnjë e më të vogla në krahasim me vitet e kaluara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Spitali klinik i Tetovës për nga numri i lindjeve gjendet në vendin e tretë në Republikën e Maqedonisë. Në vend të parë është Shkupi, në vend të dytë klinika e Çairit kurse ne jemi në vend të tretë. Numri i lindjeve në pesë vitet e fundit shënon një rritje të lehtë që sillet prej 2200 deri 2400. Vitin e kaluar kemi pasur 2394 lindje. Ndërsa viteve të fundit, numri i aborteve artificiale është në rënie drastike, kjo sepse popullata e re femërore është më e informuar në këtë drejtim”, deklaroi Merale Rexhepi, Spitali Klinik Tetovë.

Sociologët, këtë rritje e shpjegojnë me çështjen e jetesës në mënyrë më tradicionale.


“Tek shqiptarët me rëndësi është se akoma jetojnë në mënyra më shumë tradicionale se sa tek maqedonasit, turqit apo të tjerët, pra ky aspekt i kujdesjes, mënyrës së ruajtjes së fëmijëve nga prindërit dhe kujdesi nga të afërmit, ka ndikuar që pavarësisht rënies së standardit të rritet numri i popullsisë”, deklaroi sociologu Abdylnaser Sinani.

Sinani përjashton stimulimin në shumë prej 8 mijë denarëve që i jep Qeveria si shkak për rritjen e numrit të foshnjave të lindura në rajonin e Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori