Peter Shilton është protagonisti tjetër i një prej momenteve, që kanë shënuar historinë e futbollit në “Meksikë 1986”.

Ish-portieri i ekipit kombëtar të Anglisë, megjithatë, duket se nuk e ka falur kurrë Maradonën.


“Ai kishte madhështi, por jo sportivitet”, – janë fjalët e tij në një intervistë për “Daily Mail”, 34 vite pas gjestit të ikonës argjentinasi.

2943813 60432228 2560 1440

Por, Shilton e ka pranuar se Maradona ka qenë lojtari më i mirë me të cilin është përballur.

Megjithatë argjentinasi nuk i kishte kërkuar kurrë falje për golin e shënuar me dorë në Kampionatin Botëror të vitit 1986.

SPORT PREVIEW Shilton 1

“Diego ishte lojtari më i mirë, që kam hasur ndonjëherë. Sidoqoftë, ajo që nuk më pëlqen është se ai kurrë nuk kërkoi falje”.

“Ai kurrë nuk pranoi se kishte mashtruar dhe të donte të kërkonte falje. Jeta ime ka qenë prej kohësh e lidhur me Diego Maradonën, por jo në mënyrën që do të doja”, deklaroi anglezi.

die hand gottes argentinies diego maradona schreibt bei der wm 1986 mit seinem eigentlich irregulaeren treffer gegen torwart peter shilton geschichte

Ish-portieri anglez thotë se është i pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Maradonës, teksa mendimet e tij shkojnë për familjen e argjentinasit.

“Sigurisht, jam i pikëlluar që kur mësova për vdekjen e tij në një moshë kaq të re. Diego ishte pa dyshim lojtari më i mirë, me të cilin jam përballur ndonjëherë. Mendimet e mia shkojnë drejt familjes së tij”, u shpreh Shilton. /Telegrafi/

telegrafi sport app