LAJMI I FUNDIT:

Shënohet java e vaksinimit, mjekët thonë se problem mbeten fëmijët e komunitetit RAE (Video)

Shënohet java e vaksinimit, mjekët thonë se problem mbeten fëmijët e komunitetit RAE (Video)

Kosova po shënon ditën e fundit të javës së imunizimit. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u tha se mbulueshmëria me vaksinim në tërë territorin e Kosovës është 95%. Ndërsa, neglizhencë për vaksinim po paraqitet nga komuniteti RAE. Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë për këtë vit ka ndarë 539.000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalendari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350,000 për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike.

Fillimisht, po e bën një vizitë mjekësore. Madje është shumë në humor, deri në momentin kur futet në dhomën e vaksinimit, ku vogëlushja 5 muajshe do të marr vaksinën e radhës, ashtu siç është e paraparë me kalendarin e vaksinimit.

Edhe pse me të qara, kjo procedurë kaloi me sukses.


“Morëm vaksinën e parafundit, kaluam mirë edhe pse pak qau fëmija, por në përgjithësi kaluam mirë”, shprehet për RTV Dukagjinin e ëma e një fëmije që sapo mori vaksinën.

Kosova po shënon edhe javën e imunizimit, me këtë rast prindërve ju është bërë thirrje për t’i vaksinuar fëmijët.

Shefi i njësisë së vaksinimit, Nexhmedin Hoti thotë se gjatë kësaj jave ka pasur edhe kampanja vetëdijesuese  për prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Kemi bërë disa aktivitete, kemi mbajtur disa ligjërata dhe kemi njoftuar edhe popullatën që vijnë çdo ditë në qendrat e imunizimit. Kemi bërë edhe shpërndarjen e broshurave të ndryshme”, shprehet Nexhmedin Hoti.

Mirëpo sipas Hotit problem po paraqitet me komunitetin RAE  të cilët nuk po i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim.

“Dua të kërkoj nha komuniteti RAE që gjithsesi të vijnë e t’i sjellin fëmijët e tyre në qendrat e vaksinimit. Për momentin në Kosovë këtu qëndron proplemi pasi ky komunitet ka filluar përsëri të mos i sjellë fëmijët për vaksinim”, shtoi më tej Nexhmedin Hoti.

Ndërsa, instituti kombëtar i shëndetit publikë, përmes një përgjigje elektronike ka deklaruar se mbulueshmëria me vaksinim në tërë territorin e Kosovës është 95%.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se për këtë vit janë ndarë 539.000 euro për sigurimin e vaksinave nga kalendari i vaksinimit të obliguar me ligj dhe 350,000 për vaksinat sipas indikacioneve epidemiologjike./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori