Me gjithë dëshirën për të kaluar të gjithë kohën e lirë bashkë, ndonjëherë miqtë ndahen në rrugë të ndryshme pa e kuptuar, pavarësisht se vazhdojnë të qëndrojnë bashkë.
Shoqëritë janë një bekim për këdo, por ndonjëherë kur të gjitha përfitimet që vijnë prej saj zhduken dhe mbeten vetëm kokëçarjet, rruga më e mirë është të zgjedhësh t’i japësh fund. Por nga ta kuptoni se shoqërisë i ka ardhur fundi?
Më poshtë kemi renditur shenjat që tregojnë se është koha të shkëputeni njëherë e mirë nga një mik/e.
Zhgënjimi
Nuk është e thënë t’i jepni duart një shoqeje apo shoku se një herë në disa kohë vendos të shtyjë një drekë. Por nëse kjo gjë ndodh vazhdimisht dhe vonë, apo nëse juve njoftoheni me vonesë, ky mund të jetë një problem.
Megjithëse planet mund të anulohen shpesh, gjë që është e bezdisshme, në rastin e një miku që vendos t’ju befasojë vazhdimisht për keq dhe ju zhgënjen emocionalisht, kjo është diçka e patolerueshme. Gjithashtu, nëse personi tjetër nuk ju dëgjon ose nuk ju jep kohë të flisni, kjo çon në bisedat e njëanshme, që tregon se miqësia ka reshtur së luajturi rolin e supozuar.
Tradhtia
Nëse një mik/e tregon haptazi një sekret që ju ia kishit besuar ekskluzivisht ose nëse lidhet me dikë për të cilin ju e kishit shprehur haptazi interesin, kjo do të thotë t’jua punojë pas shpine dhe mund të mos e fitoni më kurrë besimin.
Këto tradhti e vrasin një miqësi edhe për faktin se personi tjetër nuk e llogarit problemin emocional që mund t’ju shkaktojë juve. Tradhtia është pa diskutim një rast kur duhet t’i jepni duart njëherë e mirë një personi që shtiret si mik/e me ju.
Ju bën me dhembje koke
Miqësia ka rolin e vet çlodhës dhe argëtues, por ka raste kur një mik/e ju jep vetëm dhembje koke. Pavarësisht se sa mund të dëshironi të qëndroni me të për hir të kohërave të vjetra, duhet të vendosni se cila është më e mira për ju.
Pa mendojeni, nëse nga çdo takim me një shok/shoqe largoheni duke u ndier në depresion, ankth, stres apo pakënaqësi, ndoshta është koha të mos e takoni më këtë person dhe të vazhdoni përpara me jetën tuaj.
Disa njerëz kërkojnë që të kenë përreth njerëz që t’i dëgjojnë teksa shfryjnë inatet e tyre dhe pastaj largohen të zbrazur dhe të lumtur. Ju nuk e doni këtë lloj energjie te vetja.
Sikleti
Një mik duhet të jetë krahu juaj i djathtë, ai duhet të qeshë me ju, por jo prej gjërave që ju bëni. Mos lejoni që një shok apo shoqe t’ju shkatërrojë besimin te vetja duke ju vënë në siklet, duke ju tallur apo duke ju poshtëruar përpara të tjerëve.
Duhet të shoqëroheni me dikë që ju ka pranuar për atë që jeni dhe që ju mbështet në gjërat që bëni. Ju nuk keni përse fshini gjëra nga miqësia, nga frika se do t’ju paragjykojnë apo tallin.
Nëse shihni se një person që e konsideroni mik/e i përdor dobësitë tuaja për t’jua vënë në dukje të tjerëve dhe duke u tallur me ju, hiqni dorë prej tij/saj.
Mërzia
Miqësitë kanë lidhje me emocionet. Nëse një mik/e vendos të flasë më mirë për motin sesa të bëjë një bisedë me ju, atëherë mos u shoqëroni me të. Nëse uleni për kafe me një person që e konsideroni shok apo shoqe dhe në fakt do të dëshironit të ishit duke kaluar kohën me dikë tjetër, atëherë kjo miqësi po shkon në rrugën e gabuar.
Mërzia është diçka që i shkatërron gjërat ngadalë, por një miqësi e shkatërron shpejt. Konsideroni se po i bëni vetes një nder dhe largohuni nga ky person.
Ndryshimi
Njerëzit ndryshojnë, por nëse ju jeni miqësuar me një person komplet tjetër dhe tani po shoqëroheni me një njeri të shndërruar, të cilin nuk e pëlqeni, mos hezitoni të thoni “stop”.
Nuk është koha që keni kaluar bashkë ajo që duhet t’ju mbajë të lidhur pas një personi, por gjërat e bukura që bëni me njëri-tjetrin dhe konsiderata që keni.
Nëse keni mendime të kundërta dhe konfliktuale me një mik/e që e keni pasur prej kohësh dhe nuk iu pëlqen të jeni kaq të kundërt, është koha të merrni rrugë të ndryshme, pa lejuar që gjërat të shkojnë drejt degradimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Një estetikë e veçantë thonjsh po dominon këtë stinë dimri
Frymëzohuni nga këto tri dama të njohura, stili i të cilave po kopjohet nga kushdo
Kylie Jenner siç duket grisi fustanin 'vintage' të Versaces që e pati në Golden Globes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025