LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia kosovare merr mbështetja nga Roma zyrtare

Shëndetësia kosovare merr mbështetja nga Roma zyrtare

Zëvendësministri i Shëndetësisë kosovare, Ali Berisha po qëndron në Romë i ftuar në përfaqësim të Qeverisë së Kosovës në Konferencën e lartë institucionale shëndetësore ku marrin pjesë përfaqësues të komitetit për Shëndetësi të senatit Italian, përfaqësues shëndetësorë të shteteve të ndryshme, ndër ta edhe Shqipëria dhe Kosova si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare italiane të cilët kanë rol të rëndësishëm në mbështetje të shëndetësisë kudo në Botë.

Mbështetje e mëtejmë Shëndetësisë kosovare, përkatësisht Qeverisë së vendit tonë i është konfirmuar edhe në takimet bilaterale nga numri një i Shëndetësisë Italiane, Beatrice Lorenzin – Ministre e Shëndetësisë së Qeverisë së Italisë.

Në një shkrim në rrjetin e tij social, zv/ministri Berisha duke rikonfirmuar këtë përkrahje të Italisë për Kosovën në shëndetësi, ka çmuar lartë rolin e këtij shteti mik, për shëndetësinë tonë gjatë tërë periudhës së pasluftës duke theksuar se Italia ka vend të posaçëm në historinë e shëndetësisë kosovare të pasluftës. Ali Berisha më tej ka thënë se meritat për këtë mbështetje i takojnë si qeverisë, ashtu edhe popullit Italian.

“Shëndetësia kosovare mori premtime të fuqishme për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejmë nga qeveria Italiane. Shteti, qeveria dhe populli Italian kanë vend të posaçëm në historinë 18 vjeçare të shëndetësisë së pasluftës në Kosovë. Një konfirmim për mbështetje të tillë të konkretizuar për Shëndetësinë tonë edhe në të ardhmen, e morëm edhe sot. Në takime të shumta bilaterale dhe në konferencë me përfaqësues të institucioneve qeveritare shëndetësore italiane në romë, kam kënaqësinë të deklarojë se Kosovës ju konfirmua mbështetje serioze për shëndetësinë, nga znj. Beatrice Lorenzin – Ministre e Shëndetësisë së Qeverisë së Italisë.”-ka shkruar Berisha.

Numri dy i Shëndetësisë kosovare, ka bërë të ditur se në saje të qëndrimit dhe takimeve në Romë, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga nivele të tjera të larta italiane me ndikim të madh jo vetëm në Itali por edhe në rajon.

“Kënaqësi dhe nderë i veçantë takimi me Ministren e Shëndetësisë së Qeverisë së Italisë znj. Beatrice Lorenzin, znj. Emilia Grazia De Biasi, Presidente e te 12-të e Shëndetësisë së Senatit, Luca Rosin nga Instituti superior i Shëndetësisë italiane dhe Mario Marazziti President i Komisionit Parlamentar për punë Sociale dhe Shëndetësi nga dhoma e deputetëve.”-ka thënë Ali Berisha.

Kujtojmë se Kosova dhe Italia gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha të shëndetësisë ku kjo e fundit përpos mbështetjes për shëndetësinë tonë, ka mbështetur ndër vite raste specifike pacientësh kosovar, duke i trajtuar dhe shëruar me sukses.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori