Të paktën dy persona humbën jetën dhe të paktën tetë po konsiderohen të zhdukur, kur u shemb një ndërtesë në Sicili në qytetin Ravanuza, raporton e përditshmja italiane Corriere dela Serra.

Fjala është për një ndërtesë katërkatëshe, e cila sipas informacioneve të para shpërtheu si pasojë e rrjedhjes së gazit, transmeton Telegrafi.


Në mesin e të zhdukurve janë edhe dy fëmijë, e të paktën edhe dy ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimi.

2 28

Fjala është për qytetin italian me 11 mijë banorë në afërsi të Agridenta.

3 18

Në fotografitë dhe videot e para nga Ravanuza, shihen ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit duke u ngjitur nëpër rrënoja – duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.

4 15

Ekipet e shpëtimit pas shpërthimit nëpër gërmadha gjetën trupin e pajetë të një burri. E po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e mundshëm.

5 13

Deri më tani janë shpëtuar dy gra, shkruan CNN. E mediat italiane raportojnë se shembjes së ndërtesës i parapriu një shpërthim. /Telegrafi/