Shell shpall fituesit e dytë - gara për BMW X3 dhe Aprilia RS125 vazhdon

Shell ka vazhduar me përzgjedhjen e fituesve të dytë të lojës shpërblyese, duke dhuruar voucher-a prej 50 € si dhe një udhëtim romantik për dy persona në Romë. Këto shpërblime janë pjesë e një fushate që do të zgjasë deri më 22 dhjetor 2025 dhe që premton surpriza edhe më të mëdha në vazhdim.
Pesë klientë fatlumë kanë fituar nga një voucher prej 50 € për derivate: Driton Hyseni, Samir Dermaku, Atlandita Gjini, Hajdin Zeneli, Besir Gashi, ndërsa Granit Sadiku ka fituar pushimin për dy persona në Romë.
Këto janë vetëm disa nga shpërblimet që Shell ka ndarë deri më tani me klientët e saj, ndërsa surprizat e mëdha po afrohen dita-ditës. Sa herë furnizoheni, aq më afër jeni për t’u bërë fituesi i radhës në këtë lojë spektakolare.
Shumë shpërblime të tjera dhe dy super çmime të mëdha – BMW X3 dhe APRILIA RS125 – po presin fatlumët e radhës.
Mos e humbni mundësinë – kulmi i emocioneve ende nuk ka ardhur.
Loja shpërblyese e Shell vazhdon deri më 22 dhjetor 2025 dhe çdo ditë është një shans i ri për të hyrë në garë për çmimet e mëdha.


















































