Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e mbajtur në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025.

Ai theksoi se mbështetja e madhe nga qytetarët është forca që e shtyn atë dhe ekipin e tij të vazhdojnë me përkushtim për Junikun.


“Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut”, ka shkruar Shehu.

Ai falënderoi veçmas mërgatën, të rinjtë, gratë, si dhe kategoritë e dala nga lufta për mbështetjen, duke shtuar se Juniku do të vazhdojë rrugën e zhvillimit edhe në mandatin e ardhshëm.