LAJMI I FUNDIT:

Shefja e diplomacisë së Shqipërisë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar përgjithmonë

Shefja e diplomacisë së Shqipërisë: Serbia ta kuptojë, e ashtuquajtura “Kosovë e Metohi” ka shkuar përgjithmonë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka deklaruar se Serbia është duke e përdorur situatën në veri të Kosovës për politikën e saj të brendshme, dhe sipas saj, nuk ka fare të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm.

Xhaçka, përmes postimit në Twitter, ka deklaruar se kjo metodë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit të Ballkanit.

“Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosovë&Metohi” ka ikur përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar ajo.


“Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë ‘dënuar’ për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së e SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht”, ka shkruar Xhaçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Marshojmë s'festojmë", pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Lajme
I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Politikë
KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

Kronika e Zezë
Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare

Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare

Lajme
LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

Lajme
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

Lajme
Kalo në kategori