LAJMI I FUNDIT:

Shefi i talebanëve u thotë zyrtarëve të marrin vetëm një grua – sepse “po i shterojnë fondet”

Shefi i talebanëve u thotë zyrtarëve të marrin vetëm një grua – sepse “po i shterojnë fondet”

Kreu i talebanëve afganë ka urdhëruar zyrtarët e lëvizjes të marrin vetëm një grua sepse “dasmat ekstravagante dhe pagesat e nuseve po shterojnë fondet dhe po çojnë në akuza për përvetësim”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një kërkesë nga Mulla Haibatullah Akhundzada ishte gjithashtu një përpjekje për të “prishur publicitetin e keq sipas të cilit liderët talebanë po bënin dasma të shthurura.

“Ne udhëzojmë zyrtarët e Emiratit Islamik, në përputhje me Sheriatin Islam [jurisprudencën Islamike], të shmangin martesën e dytë, të tretë dhe të katërt nëse nuk ka nevojë”, citohet të ketë thënë ai, në një mesazh me shkrim në fillim të këtij muaji, raportoi Zëri i Amerikës.


Zyrtarët talebanë janë udhëzuar të ndajnë urdhrin te vartësit e tyre pas ankesave në lidhje me shkallën e shpenzimeve për dasma.

Afganët përballen me presion të madh shoqëror për të shpenzuar me bollëk në martesat e tyre, ndërsa dhëndri gjithashtu shpesh duhet të paguajë një shumë të majme për familjen e nuses.

Gjithashtu, gratë nganjëherë mbahen në shtëpi të ndara, që do të thotë që një dhëndër duhet të financojë disa familje.

“Familjet e disa zyrtarëve të Emiratit Islamik nuk kanë shumë para. Prandaj, më shumë martesa mund të ndikojnë në prestigjin, besueshmërinë dhe personalitetin e tyre”, thuhej në mesazh.

Mesazhi theksohet se “nxiti lëvizjen për të mbrojtur veten nga akuza dhe turpi”, duke shtuar se “transparenca” dhe “fitimi i besimit” ishin thelbësore për luftën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori