Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka thënë se shteti i Kosovës duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme sa i përket çështjes së faturave të energjisë elektrike në veri të vendit.
Ai ka deklaruar se zgjidhja duhet të përfshijë pagesën e atyre faturave.
Këto komente, Szunyog i bëri në Mitrovicë, pas përfundimit të ceremonisë së dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave në objektet e kompanisë “Standard”.
“Sa i përket energjisë elektrike, mendoj se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më shpejt që është e mundur, e cila në njërën anë do të ofronte furnizim të sigurt me energji elektrike, ndërsa në anën tjetër do të paguhej për energji elektrike, sepse është krejtësisht normale që njerëzit të paguajnë për të. Ne jemi duke punuar me gjithë të përfshirët që të sigurojmë këtë zgjidhje të qëndrueshme sa më shpejt që është e mundur. Mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Szunyog.
Së fundmi, është Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, i cila ka ndarë mbi 10 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike të qytetarëve serbë të veriut.
Qeveria Kurti ishte kritikuar për një veprim të tillë, të cilin e kishte kundërshtuar muaj më parë.
Në fund të muajit prill të këtij viti, me 6 vota për dhe 3 kundër, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka votuar që në 6 muajt e ardhshëm, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Banorët e katër komunave në veri të Kosovës nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike, kurse këto borxhe deri në fund të vitit 2017 u janë faturuar qytetarëve nga viset tjera të Kosovës.
Besohet se që nga përfundimi i luftës e deri më tani vlera e borxhit të energjisë elektrike në veri ka arritur vlerën e mbi 140 milionë eurove. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Më 6 shkurt mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë, në shumën prej 20 milionë euro
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale