LAJMI I FUNDIT:

Shefi i policisë meksikane deshi ta shpartalloj narko-kartelin, ata dërguan ekipin e vrasësve për ta eliminuar – i mbijeton sulmit

Shefi i policisë meksikane deshi ta shpartalloj narko-kartelin, ata dërguan ekipin e vrasësve për ta eliminuar – i mbijeton sulmit

Në një lagje të pasur në Mexico City gjatë të premtes, në veturën e blinduar është sulmuar shefi i policisë Omar Garcia Harfush, 37-vjeç, i cili në tetor të vitit të kaluar mori për detyrë të ruaj sigurinë e qytetit me 9 milionë banorë. Detyra e tij kryesore kishte të bënte me shpartallimin e bandave që shpërndanin drogë.

E mbi të në orët e para të mëngjesit ia mësynë pjesëtarët e narko-kartelit Halisko New Generation, të cilët shtënë me granata hedhës e ku në mesin e armëve tjera përdorën edhe snajper, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i sulmit kanë humbur jetën dy truprojat e tij dhe një prej sulmuesve, si dhe një kalimtar rasti. Harfusha u godit nga tre plumba në kraharor dhe gjunjë, por mjekët menjëherë njoftuan mediat se jeta e tij nuk është në rrezik.


Ai më herët kishte udhëhequr njësinë kundër krimit në policinë federale të Meksikës, kurse nga 2016 deri më 2019 ishte në krye të njësisë që arrestonte dhe hetonte personat e lidhur me krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Pavarësisht se kishin informacione që karteli po planifikonte sulme pas presionit të madh nga qeveria meksikane në krye me presidentin Andreas Manuel Lopez Obrador, kjo pritë me sa duket ishte e pashmangshme.

Megjithatë ata kohë më parë kishin rritur masat e sigurisë, dhe për këtë dëmet kanë qenë më të vogla, duke marrë parasysh se ai vazhdimisht shoqërohej nga më shumë se 10 persona.

Ndryshe karteli Halisko është i njohur për atë se si me granatahedhës kishin rrëzuar një helikopter pranë bazës së ushtrisë meksikane gjatë tetorit të kaluar në Michoakan, ku humbën jetën 14 policë.

Menjëherë pas këtij atentati policia kishte arrestuar Jose Armand Brisenoa, shefin e Haliskos i njohur me nofkën Vaka, duke pretenduar se ai është truri i sulmit mbi shefin e policisë.

Atentati ishte planifikuar në detaje: kishin parashikuar tri vendet e mundshme ku do të mund të hasnin në veturën e blinduar të shefit të policisë. Një prej tyre ka qenë në qendër të qytetit, në semafor jo larg shtatores së pavarësisë dhe një ditë para sulmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Evropa
Trump e pyeti Zelenskyn

Trump e pyeti Zelenskyn "nëse Ukraina mund ta godasë Moskën" - zbulohet edhe përgjigja e presidentit ukrainas

Botë
“Grenell cenon sigurinë kombëtare të SHBA”, media amerikane zbulon sherrin me Departamentin e Shtetit

“Grenell cenon sigurinë kombëtare të SHBA”, media amerikane zbulon sherrin me Departamentin e Shtetit

Amerika
Trump po shqyrton dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, armë që mund të godasë 'në zemër' të Rusisë

Trump po shqyrton dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, armë që mund të godasë 'në zemër' të Rusisë

Botë
Çfarë thonë në Ukrainë dhe më gjerë për ultimatumin 50-ditor të Trumpit ndaj Putinit?

Çfarë thonë në Ukrainë dhe më gjerë për ultimatumin 50-ditor të Trumpit ndaj Putinit?

Botë
Aeroplani luftarak izraelit F-15 pothuajse ishte detyruar të ulej në Teheran për shkak të problemit në rezervuarin e karburantit

Aeroplani luftarak izraelit F-15 pothuajse ishte detyruar të ulej në Teheran për shkak të problemit në rezervuarin e karburantit

Azia
Kalo në kategori