Një nga historitë më të mëdha këtë javë ka qenë mosmarrëveshja diplomatike midis NATO-s dhe Ukrainës e shkaktuar nga sugjerimi i shefit të kabinetit të Jens Stoltenberg, Stian Jenssen, se “Ukraina mund të duhet të heqë dorë nga territoret e saja në këmbim të anëtarësimit në NATO”.

Ukrainasit reaguan me zemërim, duke e quajtur idenë "qesharake", raporton skynews.


Jenssen u tërhoq nga komentet, duke pranuar se kishte "gabuar".

Tani shefi i Jenssenit ka peshuar gjërat, duke i dhënë me sa duket zyrtarit të lartë një ‘shuplakë’.

Screenshot 2023 08 17 160213

“Janë ukrainasit dhe vetëm ukrainasit, ata që mund të vendosin rreth kushteve për negociata dhe që mund të vendosin në tryezën e bisedimeve se cila është një zgjidhje e pranueshme”, tha Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm këmbënguli se "politika e NATO-s është e pandryshuar - ne mbështesim Ukrainën".

Në samitin më të fundit, vendet anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë njëzëri deklaruan se do ta mbështesin pranimin e ukrainasit pasi ta përfundonte luftën me Ukrainën. /Telegrafi/