Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë Lista Serbe është befasuar nga numri i qytetarëve në veri që dëshirojnë konvertimin e targave në RKS. Ai thotë se strukturat ilegale në veri kanë filluar një kampanjë terrorizimi, por që sipas tij zgjedhjet do të mbahen me ligje të Kosovës.
Vela ka thënë se KQZ në përgatitjen e zgjedhjeve në veri është duke u koordinuar edhe me faktorët ndërkombëtarë.
“Është e vërtet që ka një presion javëve të fundit, por më shumë kjo lidhet me çështjen e targave. Ka qenë një afat për lirimin nga tatimet për ata që dëshirojnë t’i konvertojnë targat. Mbi 700 qytetarë serbë të Kosovës gjatë marsit kanë bërë konvertimin e targave”.
Ai tha se institucionet e Kosovës do të bëjnë çfarë është e mundur që qytetarëve të Kosovës që dëshirojnë konvertimin e targave t’u ofrohet siguri.
“Strukturat ilegale në veri kanë filluar një kampanjë terrorizimi, me qëllim frikësimin e qytetarëve për arsye se numri i madh i qytetarëve që kanë dëshiruar konvertimin e targave ka qenë i madh. Këtë nuk e kanë pritur as ata vet”, deklaroi Vela.

Shefi i kabinetit të Presidentes thotë se pavarësisht se ka tensione në veri, ka përmirësim të kapaciteteve tona për të menaxhuar situatën në atë pjesë të Kosovës.
“Institucionet tona të sigurisë çdo ditë e më shumë janë duke e shtrirë autoritetin në veri. Në fillim ka pasur rezistim për të komunikuar me pjesëtarët e policisë, javëve të fundit ka pasur shtim të komunikimit, jo në aspektin politik por që çështje të përditshmërisë siç është dhuna në familje, aksidentet apo vjedhjet. Serbët i raportojnë rastet në stacionin e policisë në Leposaviq”.
Vela thotë se shteti është sfiduar nga strukturat ilegale dhe ish-policët, por sipas tij kjo betejë tashmë është e humbur nga ta.
“Lista Serbe dhe Beogradi nuk do të kenë të drejtën e vetos për të penguar zgjedhjet në veri. Ata vet e kanë shkaktuar këtë problem me dorëheqjet e tyre. Zgjedhjet do të mbahen nga institucionet e Kosovës sipas ligjeve të Kosovës”.
Situata nuk është normale në veri shton Vela, por sipas tij situata nuk ka qenë në rregull edhe në të kaluarën në bazë të raporteve ndërkombëtare.
“Për zgjedhjet kemi edhe planin B, por paraprakisht do të njoftohen qytetarët. Sigurisht do të kujdesemi të mos rrezikohet jeta e anëtarëve të KQZ-së dhe qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar tutje Vela./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Kopshti Zoologjik Shkup: Të gjitha lamat janë nën mbikëqyrje mjekësore dhe janë testuar për tuberkuloz

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten

Gjuriqi: Në dialogun Kosovë-Serbi nevojiten energji të reja

Deputetë nga pakicat jo serbe thonë se s’kanë presion nga Serbia për mosformim të qeverisë

Gërvalla në Këshillin e Sigurimit kërkon përfundimin e misionit të UNMIK-ut: E ka humbur kredibilitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten