Shefi i diplomacisë turke Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar se është i gatshëm që personalisht t’i kërkoj falje të vesë së pilotit të vrarë rus, i cili ishte në aeroplanin luftarak “Su-24” që ishte rrëzuar nga forcat turke pranë kufirit turko-sirian, shkruan Sputnik International.

“Dëshirojmë t’i ofrojmë mbështetje financiare familjes së pilotit. Këtë gjë tashmë ia kam thënë homologut tim rus Sergei Lavrov, se jam i gatshëm të vizitojë të venë e pilotit të vdekur, natyrisht nëse ajo pranon, dhe t’i shpreh ngushëllimet e mia dhe t’i kërkoj falje”, ka deklaruar Cavusoglu për kanalin “Rossiya-24”, transmeton Telegrafi.


Në nëntor të vitit të kaluar, Turqia pati rrëzuar një aeroplan rus pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi.

Dhe pas këtij incidenti, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë ishin acaruar, deri në verën e këtij viti, kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/