LAJMI I FUNDIT:

Shefi detyron punonjëset femra të rreshtohen çdo mëngjes në zyrën e tij, që t’i dhurojnë nga një puthje në buzë (Foto/Video)

Shefi detyron punonjëset femra të rreshtohen çdo mëngjes në zyrën e tij, që t’i dhurojnë nga një puthje në buzë (Foto/Video)

Shefi i një kompanie në Pekin të Kinës, ka nxitur një lum reagimesh, pasi akuzohet se detyron punëtoret e tij femra të rreshtohen çdo mëngjes për t’i dhuruar nga një puthje, si arsyetim se kjo rrit kulturën e korporatës dhe përmirëson marrëdhëniet midis menaxherit dhe punonjësve.

Femrat që punojnë në kompaninë që shet makineri për prodhimin e birrës në Tongzhou të Pekinit, urdhërohen që të paraqiten në zyrën e shefit çdo mëngjes nga ora 9 deri në 9:30, për t’i dhuruar nga një puthje. Dhe kur flasim për puthje nuk nënkupton puthje në faqe por në buzë, transmeton Telegrafi.

Mediat kineze raportojnë se femrat që punojnë në këtë kompani nuk guxojnë të refuzojnë ritualin e çuditshëm të shefit të tyre, pasi frikësohen se mund të humbin vendin e punës. Dhe vetëm dy punëtore femra kanë refuzuar të puthin shefin e tyre, duke dhënë dorëheqje.


2

Por pas presionit të medieve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, shefi i kompanisë është munduar të arsyetohet duke thënë se këtë ide e ka huazuar nga një kompani amerikane, të cilën e kishte vizituar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

“Kjo ceremoni e përditshme ndihmon ndërtimin e raporteve të mira në mes të shefit dhe punëtorëve, sepse kështu funksionojmë si peshku dhe uji”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=9TkoCwRBf-Q