Sheeran ka rrëfyer për vështirësitë e bashkëpunimit me Beyonce: Ajo e ndërron e-mailin çdo javë (Foto/Audio)

Ed Sheeran ka treguar për vështirësitë që i ka pasur në komunikimin me Beyonce Knowles.
Në një intervistë për Entertainment Tonight, këngëtari ka thënë se diva e muzikës pop e ndërronte secilën javë e-mailin.
"Ishte një postë elektronike që i shkruaja... e cila ndryshonte çdo ditë. Prandaj, i shkrova dhe pastaj kontaktuam me telefon, ndërsa kjo ka zgjatur që nga muaji maj", ka treguar 26-vjeçari.

Ai ka thënë më tej se edhe vet Sheeran dëshiron të arrijë në një nivel të tillë të sigurisë në të ardhmen.
Beyonce dhe Ed kanë bashkëpunuar në realizmin e këngës Perfect.
Versioni audio i kësaj kënge është publikuar në YouTube të enjten (30 nëntor) dhe tashmë është dëgjuar 20 milionë herë.

Sheeran ka treguar se vonesa e duetit të tyre kishte ndodhur edhe për shkak të fëmijëve të këngëtares.
"Ajo solli në jetë binjakët dhe e përfunduam në shtator, prandaj kam pritur gjithë këtë kohë", ka thënë këngëtari. /Telegrafi/































































