Shearer e këshillon Arsenalin se si të përdoret më mirë Gyokeres: Nëse ndodh kjo, ai bëhet i pandalshëm

Legjenda angleze, Alan Shearer, beson se sulmuesi i ri i Arsenalit, Viktor Gyokeres, do të bëhet edhe më i frytshëm kur skuadra të përshtatet me pikat e tij të forta.
Gyokeres e ka nisur mirë te Arsenali, por pritshmëritë për të janë edhe më të mëdha.
“Mendoj se për të nxjerrë më të mirën prej tij, ai do të ketë nevojë për topa të hershëm në zonë,” tha ish-kapiteni i Anglisë për Premier League Productions.
Shearer solli si shembull golin e suedezit kundër Nottingham Forest, i asistuar nga Eberechi Eze. “E theksova në pjesën e parë kur ata kishin shumë prekje ndoshta. Ky është një shembull i shkëlqyer se si nuk po e bëjmë këtë. Është një top i mrekullueshëm që e kalon shumë shpejt, por pjesa më e vështirë për anësorin është ta vendosë atë në një pjatë për Gyokeres, topi i parë, topi i hershëm, kjo është pikërisht ajo që Gyokeres kërkon", tha Shearer.

"Nëse Arsenali vazhdon ta bëjë këtë… ata prapë nuk e kanë gjetur ekuilibrin e duhur, siç thashë në pjesën e parë, por mendova se ishte pak më mirë në pjesën e dytë kur Calafiori dha një ose dy topa të hershëm. Ai do të shënojë një mori golash nëse ata vazhdojnë t’i fusin topat në zonë herët", përfundoi legjenda angleze.
Gyokeres ka nisur sezonin në mënyrë mbresëlënëse, duke realizuar tre gola në katër ndeshje të Ligës Premier për Arsenalin, pas transferimit nga Sporting Lisbona këtë verë. /Telegrafi/














































