SHBA regjistroi 1 milion raste me coronavirus, në pesë ditët e para të dhjetorit

320:"NEW ROCHELLE, NY - MARCH 18: Coronavirus crisis volunteer Rhiannon Navin greets local residents arriving to a food distribution center at the WestCop community center on March 18, 2020 in New Rochelle, New York. New Rochelle has been a hot spot for the COVID-19 pandemic in the U.S. (Photo by John Moore/Getty Images) 12:"Getty Images
Më shumë se një milion raste të reja me COVID-19 u raportuan në SHBA brenda pesë ditëve të para të dhjetorit, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vetëm të shtunën, vendi raportoi 213 mijë raste të reja dhe 2,254 viktima si pasojë e COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA thuhet të jetë rritur në 14,5 milionë, derisa tanimë janë regjistruar gjithsej 281 mijë të vdekur.
Kjo është dita e katërt me radhë që vendi regjistroi më shumë se 200 mijë raste ditore nga coronavirusi. Më shumë se 1 milion të prekur u raportuan në pesë ditët e para të dhjetorit, derisa raportohet për një numër rekord të njerëzve që po pranohen në spitale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































