LAJMI I FUNDIT:

SHBA planifikon vendosjen e taksës prej 11 miliardë dollarë ndaj produkteve të BE-së

SHBA planifikon vendosjen e taksës prej 11 miliardë dollarë ndaj produkteve të BE-së

SHBA po planifikon vendosjen e tarifave në vlerë prej 11 miliardë dollarë nga Bashkimi Evropian si përgjigje ndaj subvencione që mbështesin Airbus.

Organizata Botërore e Tregtisë (WTO), ka gjetur se subvencionet kanë një ndikim negativ në SHBA, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.


Aeroplani dhe djathi janë ndër produktet që mund të goditen nga tarifat, tha përfaqësuesi i tregtisë në SHBA.

Administrata e Trump-it ka luftuar betejat tregtare në shumë fronte. Ky veprim do të shënonte një përshkallëzim të tensioneve tregtare në mes SHBA-së dhe BE-së. /Telegrafi/