LAJMI I FUNDIT:

“SHBA nuk do të jenë në gjendje të paguajnë borxhet financiare gjatë javëve të ardhshme”, kërkohet rritja e kufirit të huamarrjes nga Kongresi

“SHBA nuk do të jenë në gjendje të paguajnë borxhet financiare gjatë javëve të ardhshme”, kërkohet rritja e kufirit të huamarrjes nga Kongresi

Nëse Kongresi nuk miraton rritjen e huamarrjes për Thesarin amerikan, përtej borxhit aktual prej 28.5 trilionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të paguajnë borxhet e tyre financiare gjatë javëve të ardhshme, paralajmërojnë ekspertët.

Janë të paktë ekspertët që mendojnë se kjo ka gjasa të ndodhë, por nëse ndodh, mund të shkaktoj një katastrofë ekonomike me efekte të mëdha edhe përtej Shteteve të Bashkuara.

Përmes një letre drejtuar anëtarëve të Kongresit javën e kaluar, sekretarja e Thesarit, Janet Yellen paralajmëroi për dëmin që do të rezultonte nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, të paguajnë borxhet.


“Një vonesë, që vë në pikëpyetje aftësinë e qeverisë federale për të përmbushur të gjitha detyrimet e saj, ka të ngjarë të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekonominë amerikane dhe tregjet financiare botërore. Në një kohë kur familjet, komunitetet dhe bizneset amerikane ende vuajnë nga efektet e pandemisë botërore, do të ishte veçanërisht e papërgjegjshme të rrezikohej besimi dhe kredia e Shteteve të Bashkuara”, shkruante Yellen, ish-drejtuese e Bordit të Rezervës Federale.

"SHBA-së do t'i mbarojnë paratë muajin e ardhshëm", sekretarja Yellen kërkon nga Kongresi ta rris kufirin e borxhit
Lexo po ashtu "SHBA-së do t'i mbarojnë paratë muajin e ardhshëm", sekretarja Yellen kërkon nga Kongresi ta rris kufirin e borxhit

Ndërsa afron mundësia e një krize të tillë, demokratët dhe republikanët në Uashington po përballen me atë se kush duhet ta marrë përgjegjësinë për detyrën politike për rritjen e kufirit të huamarrjes, gjë që nuk gëzon popullaritet mes amerikanëve. Republikanët, nën drejtimin e udhëheqësit të opozitës në Senat, Mitch McConnell, janë zotuar se asnjë prej tyre nuk do të votojë për të rritur tavanin e huamarrjes.

Nga ana e tyre, demokratët thonë se shumica e shpenzimeve që do të financonte rritja e kufirit të huamarrjes është rezultat i politikave të miratuara nga një Kongres i udhëhequr nga republikanët dhe të nënshkruara nga ish-presidenti Donald Trump. Kështu që ata argumentojnë se republikanët duhet të votojnë për rritjen e kufirit të huamarrjes. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi për fermerët nga Ministria e Bujqësisë

Njoftim me rëndësi për fermerët nga Ministria e Bujqësisë

Ekonomi
Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Ekonomi
Gati një milion shqiptarë me zero euro në banka

Gati një milion shqiptarë me zero euro në banka

Ekonomi
Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Ekonomi
Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

Ushqim i shijshëm dhe karrierë e re? Brendet e fuqishme Popeyes dhe Firehouse Subs hapin vende pune në Prishtinë!

Ekonomi
Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Ekonomi
Kalo në kategori