LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Konfirmohet garantimi i mbrojtjes reciproke në NATO

SHBA: Konfirmohet garantimi i mbrojtjes reciproke në NATO

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara ka votuar gati unanimisht për riafirmimin e garantimit të NATO-s, se të gjithë anëtarët e mbrojnë njëri-tjetrin. Ky zhvillim ndodhi disa javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dyshime për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për këtë garantim.

Dhoma Përfaqësuese, ku shumicën e kanë republikanët e TrumpIT, mbrëmë votoi me 423 vota për dhe vetëm 4 kundër, për rezolutën me të cilën “në mënyrë solemne riafirmohet” përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Artikullit 5 të Marrëveshjes Veri Atlantike.


Me këtë dokument, po ashtu, i bëhet thirrje secilit vend anëtar i NATO-s, që të shpenzoj së paku 2% të GDP-së për buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024. Kjo është një çështje me të cilën presidenti Trump u ka bërë presion aleatëve, shumica e të cilëve kishin dështuar ta plotësonin këtë obligim.

Gjatë vizitës së tij në muajin maj në selinë e NATO-s në Bruksel, Trump nuk e përmendi garantimin reciprok të mbrojtjes së NATO-s, duke i shqetësuar aleatët në këtë aleancë.

Më vonë ai e ka mbështetur mbrojtjen reciproke në NATO, transmeton Rel.

“Me të gjitha kërcënimet që ne dhe partnerët tanë ballafaqohemi në gjithë botën, NATO-ja e fuqishme dhe e sigurt është shumë më e rëndësishme se kurrë më parë”, tha kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, republikani Paul Ryan, që ishte sponzorizues i rezolutës së bashku me liderën demokrate në këtë dhomë, Nency Pelosi, dhe me ligjvënës të tjerë të njohur.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori