Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta se janë të përgatitura për t’iu përgjigjur veprimeve ndarëse dhe kundër Marrëveshjes së Dejtonit të aktorëve lokalë në Bosnje e Hercegovinë, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë Ambasada amerikane në Sarajevë.
Një ditë më parë, të martën, u publikua Ligji Zgjedhor i Republikës Serbe (RS) – entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës – në Gazetën Zyrtare të këtij entiteti.
Ligji Zgjedhor i Republikës Serbe parashikon përvetësimin e kompetencave shtetërore të subjekteve në fushën e zgjedhjeve. Kjo nënkupton se Komisioni Republikan Zgjedhor i RS-së e merr rolin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje e Hercegovinës në organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjet për Asamblenë Parlamentare të entitetit dhe për presidentin dhe zëvendëspresidentin e RS-së.
Asambleja Parlamentare e miratoi këtë ligj në fund të marsit.
Ambasada amerikane e quajti antikushtetues dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit krijimi i një sistemi zgjedhor paralel nga Qeveria e RS-së.
“Të gjitha zgjedhjet e zhvilluara sipas një sistemi zgjedhor paralel jokushtetues, nuk do të kishin legjitimitet, dhe ata që janë të përfshirë në organizimin e tyre, do të merrnin pjesë në veprime jodemokratike, antikushtetuese dhe kundër Dejtonit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Radion Evropa e Lirë.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, që i ka dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë, ky vend është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Serbe – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe presidencës me rotacion.
Prej atëherë, entitetet nuk kanë juridiksion dhe as nuk mund të organizojnë zgjedhje në gjithë territorin e Bosnjës. Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk u jep të drejtat entiteteve për zhvillimin e zgjedhjeve.
Të gjitha zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në të gjithë territorin e Bosnjës, prej se u miratua Ligji Zgjedhor i Bosnjës në vitin 2001 e deri më sot, janë zhvilluar dhe mbikëqyrur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës.
Para miratimit të ligjit, këtë punë e ka kryer Komisioni i Përkohshëm Zgjedhor, i cili është themeluar me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.
Ndërkohë, zgjedhjet lokale në Bosnje janë shpallur për 6 tetor, në përputhje në ndryshimet e vendosura më 26 mars nga përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, i cili mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Në tetor, më shumë se 3.4 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin 143 kryetarë bashkish dhe qytetesh në Bosnje e Hercegovinë, dhe rreth 3.200 anëtarë asamblesh lokale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame