LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja miraton dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët

SHBA-ja miraton dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët

Rregullatorët amerikanë të ilaçeve kanë miratuar për qytetarët e tyre, dhënien e dozës së tretë të vaksinës te personat me imunitet të dobët, si një përforcues për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe sëmundjes.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rregulli i lëshuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) prek rreth 10 milionë njerëz, përfshirë marrësit e transplantit dhe pacientët me kancer.

Kjo shënon herën e parë që zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë treguar se dozat përforcuese mund të jenë të nevojshme për të luftuar coronavirusin.


Disa vende të tjera kanë filluar me ofrimin e dozave përforcuese për disa grupe.

Çështja e dozave përforcuese do të diskutohet nga paneli i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një takim të premten. Nëse miratohet nga grupi, këto doza përforcuese mund të bëhen të disponueshme nga kjo fundjavë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori