LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe Rumania me një marrëveshje për mbrojtje në vlerë të 920 milionë dollarëve

SHBA-ja dhe Rumania me një marrëveshje për mbrojtje në vlerë të 920 milionë dollarëve

SHBA-ja do të nënshkruajë një marrëveshje huaje të drejtpërdrejtë prej 920 milionë dollarësh me Rumaninë, në përpjekje për të mbështetur programin e saj të modernizimit të mbrojtjes.

Bëhet e ditur se marrëveshja vjen pasi Rumania kërkon të nxisë planin e saj të mbrojtjes pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Rumania, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, synon të shpenzojë 2.5% të GDP-së së saj për mbrojtjen e vendit.


Shteti rumun ndan një kufi prej 650 kilometrave me Ukrainën dhe shpesh fragmentet e dronëve rusë kanë hyrë në territorin e saj, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Disa zona gjithashtu janë afër porteve të lumit Danub, të cilat shpesh janë nën shënjestër të Rusisë.

Sipas marrëveshjes së huasë, Ministria rumune e Mbrojtjes do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në 700 milionë dollarë, ndërsa deri në 220 milionë dollarë do të shkojnë në pronësi shtetërore të ROMARM, e cila kontrollon 15 kompani që prodhojnë armë dhe municione duke filluar nga baruti deri te raketat.

Ndryshe, në gusht, qeveria rumune e lejoi vendin të përfitojë një total prej 4 miliardë dollarësh në marrëveshje të drejtpërdrejta kredie, si dhe deri në 8 miliardë dollarë nga tregjet financiare me garanci të qeverisë së SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Kalo në kategori