Bisedimet mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kanadasë për arritjen e një marrëveshjeje të re për Tregti të Lirë në Amerikën e Veriut (NAFTA), përfunduan të dje vonë pa rezultat dhe do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, në konferencën për media në ambasadën kanadeze në Uashington, tha se ka ende mundësi për të arritur një konsensus në kushte të caktuara.
“Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe të shënojmë përparim, por ende nuk kemi arritur deri në fund. Kjo është një marrëveshje shumë komplekse dhe ne vazhdojmë të punojmë rreth saj”, tha Freeland.
Të premten, ishte afati përfundimtar të cilën e dha administrata e presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e marrëveshjes, por bisedimet u zhvilluan nën një presion pasi SHBA-ja dhe Meksika arritën një marrëveshje preliminare të hënën.
“Për Kanadanë, gjëja më e rëndësishme është të arrijë një marrëveshje të mirë”, tha Freeland.
Toronto Star botoi një artikull në bazë të informatave të pakonfirmuara ku thotë se presidenti amerikan Trump një ditë më parë dha një intervistë për Bloomberg News, në të cilën ai dyshohet se tha se nuk do t’i bëjë asnjë lëshim Kanadasë, shkruan AA.
Freeland tha se “Kanadaja do të nënshkruajë vetëm atë marrëveshjen që do të jetë e mirë për Kanadanë”.
Për vendosjen e taksave të reja mbi çelikun dhe aluminin nga SHBA, ministrja kanadeze tha se vendi i saj kundërshton një gjë të tillë. Ndërsa pohimet se çeliku dhe alumini kanadez mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, Freeland i ka quajtur absurde.
Në të njëjtën kohë, Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Robert Lightizer, tha se ekipi i tij do të rifillojë bisedimet me Freeland të mërkurën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht