LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dërgon rreth 300 ushtarë në Kosovë

SHBA-ja dërgon rreth 300 ushtarë në Kosovë

Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Indianës janë nisur për në Kosovë në një mision nëntë mujor që për fokus ka garantimin e sigurisë për kosovarët.

Ekipi luftarak i Brigadës së 76-të të Këmbësorisë së Divizionit të 38-të të Këmbësorisë, i cili përfshin afërsisht 20 ushtarë nga Indiana Veriperëndimore, u nis nga kampi Atterbury të shtunën si Task Force Nighthawk dhe fillimisht u ndal në Gjermani gjatë rrugës për në Kosovë, raporton thetimes.


Kur të arrijnë në Kosovë, ushtarët e task-forcës do të udhëheqin Komandën Rajonale – Lindje, nën autoritetin e NATO-s në mbështetje të Operacionit Joint Guardian, një mision shumëkombësh që ruan lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës që nga viti 1999, transmeton Telegrafi.

“Burrat dhe gratë e kësaj brigade do të punojnë për të siguruar që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës do të mbeten të forta, dhe se qëllimi ynë i përbashkët për shtete të pavarura, multietnike me shoqëri që bashkëjetojnë në paqe në Ballkanin Perëndimor është realizuar”, ka thënë gjeneralmajori Dale Lyles.

Hoosiers janë rotacioni i 31-të i forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara me bazë në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Koloneli Chris Mabis, udhëheqës i Task Force Nighthawk, tha gjatë ceremonisë së nisjes se ushtarët e Gardës Kombëtare të Indianës “përfaqësojnë më të mirën që Shtetet e Bashkuara kanë për të ofruar”.

“Të gjithë ata që janë këtu janë ambasador të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësues të Hoosierit”, tha Mabis.

Ai gjithashtu falënderoi familjet e ushtarëve që lejuan anëtarët e tyre të përfaqësojnë Indianën dhe Shtetet e Bashkuara dhe t’u shërbejnë njerëzve në nevojë, larg shtëpive të tyre.

Kujtojmë se trupa nga Polonia, Zvicra, Letonia, Turqia, Sllovenia, Greqia, Hungaria dhe Italia po ashtu shërbejnë në Komandën Rajonale – Lindje në Kosovë që prej përfundimit të luftës.

Ndryshe, 635 trupa amerikane aktualisht shërbejnë në misionin paqeruajtës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori