LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Liberalizimi këtë vit i pamundur, në 2020 mund të ketë një momentum pozitiv

Shasha: Liberalizimi këtë vit i pamundur, në 2020 mund të ketë një momentum pozitiv

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ditë më parë pati deklaruar se liberalizimi i vizave do të ndodhë para Vitit të Ri.

Lidhur me këtë, drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, në një intervistë dhënë Telegrafit ka thënë se është e pamundur që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë këtë vit.


Ai ka përmendur edhe disa hapa që duhet të bëjë Kosova lidhur me këtë proces.

“Liberalizimi i vizave gjatë 2019-ës është absolutisht i pamundur. Para Kosovës janë edhe gjashtë hapa procedural për të arritur në lëvizjen e lirë brenda Zonës Shengen. Për të marr si krahasim dy vende të fundit që kanë përfituar nga liberalizimi i vizave, respektivisht Gjeorgjia dhe Ukraina, u janë dashur gjashtë muaj nga këtu ku jemi ne sot, deri në sigurimin e lëvizjes së lirë. Pra gjashtë muaj ditë u janë dashur këtyre vendeve që është bërë me një urgjencë të jashtëzakonshme. Prandaj është e pamundshme të diskutohet liberalizimi i vizave gjatë këtij viti”, ka thënë ai.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, gjatë intervistës për Telegrafi.com

Shasha ka theksuar se një momentum pozitiv lidhur me liberalizimin mund të krijohet në vitin 2020.

“I gjithë procesi do të lëviz për vitin 2020, gjatë të cilit do të kemi presidencën e dy shteteve mike për Kosovën, respektivisht Kroacisë dhe Gjermanisë. Mund të krijohet një momentum pozitiv gjatë 2020-ës për liberalizimin e vizave nën supozimin që të adresohet kritika konsistente e Francës”, është shprehur ai.

Por sipas tij Kosova duhet të tregoj edhe disa rezultate në luftën kundër korrupsionit të lartë, në mënyrë që 2020 të jetë vit i mundshëm i liberalizimit.

“Kosova duhet të sigurojë rezultatet në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, pasi që sot e pothuaj katër vite Kosova nuk ka arritur të ketë as edhe një rast të vetëm, të suksesshëm në luftë kundër korrupsionit të lartë. Liberalizimi në 2020-ën është i mundshëm e sidoqoftë në këtë pikë kohore kemi kogja një numër të pikëpyetjeve se a do të bëhet gjatë 2020”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se vizat do të hiqen para Vitit të Ri
Lexo po ashtu Haradinaj thotë se vizat do të hiqen para Vitit të Ri

Ndryshe Haradinaj pati thënë se Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë do të vije në Kosovë dhe se janë duke i kryer punët finale për liberalizim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori