Sharon Osbourne: Një grua na dërgoi thonjtë e këmbëve, gjak dhe flokë duke pretenduar se ishte vajza sekrete e Ozzy-t

Sharon Osbourne ka zbuluar se pas vdekjes së Ozzy Osbourne, një grua i ka dërguar në shtëpi thonj këmbësh, flokë dhe gjak, duke iu lutur të bënte një test ADN-je sepse beson se është vajza sekrete e rokerit legjendar.
Familja Osbourne u mblodh për herë të parë në podcast pas vdekjes së ikonës së rock-ut, i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare më 22 korrik, si pasojë e një ataku në zemër.
Gjatë bisedës, Kelly Osbourne tregoi reagimet e çuditshme të disa fansave: “Madje kemi pasur njerëz që thonë se flasin me babin nga varri”, tha ajo.

Sharon shtoi se situata më e pazakontë ishte gruaja që dërgoi materiale biologjike: “Ajo na dërgoi një thua këmbe, pak gjak dhe pak qime, sepse është e bindur që është fëmija e Ozzy-t”, tregoi Kelly.
Ozzy Osbourne la pas gjashtë fëmijë: tre nga martesa me Sharon dhe tre nga martesa e tij e parë me Thelma Riley, përfshirë edhe djalin e adoptuar Elliot, shkruan DailyMail.

Në podcast, Sharon foli gjithashtu për përkeqësimin e shëndetit të Ozzy-t pak para vdekjes. Ajo tregoi se ai u rrëzua në fillim të dhjetorit dhe, pa u ankuar shumë, rezultoi të kishte thyer një rruazë të shtyllës kurrizore.
Ky incident solli një “efekt domino”, tha Sharon, pasi Ozzy zhvilloi edhe pneumoni disa herë gjatë vitit të fundit.
“Trupi i tij nuk mund të shërohej më si dikur. Ai ishte në shumë dhimbje”, shtoi ajo. /Telegrafi/


















































