Flutura Dedinja, aktualisht bën pjesë ndër disenjatorët më me famë vendës. Çdo pjesë e koleksionit është unik, posaçërisht veprat artistike të punuara në stilin e saj, i cili është bërë i njohur dhe i dashur jashtë vendit.
Duke ndryshuar trajtën e formës femërore, krijon dimensione të reja, dhe me të drejtë mund të themi se është avangardë kulmore.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Flutura, cilat janë karakteristikat themelore të stilit tuaj dhe çka mendoni se është me rëndësi me rastin e formimit të stilit personal?
Fillimisht duhet të them se të jesh dizajner është e lindur. Stili formohet në nismat e para të shkollimit, ose atëherë kur fillon dhe zbulon vet talentin. Më pas, ajo shkon e rafinohet çdo herë e më tepër. Kur flas për veten, karakteristikë themelore e stilit tim janë prerjet, ato të cilat të dirigjojnë deri tek një formë e caktuar. Forma është për mua një skulpturë, ndërsa kur vendosi për materialin e duhur, atëherë do të jetë një pikturë të cilën ke mundësi ta veshësh.
A jeni ithtar i ndryshueshmërisë së modës apo i vazhdimësisë së stilit?
Po e pate një stil origjinal, ai mbetet, ndërsa moda është shumë rapide, ajo ndryshon. Inkorporimi i stilit në trendet e modës është mjeshtri e madhe. Nuk i ndjek trendet, jam ithtare e veshjeve të pa përsëritshme unike, të punuara me shumë delikatesë, me detaje shumë fine.
Cila është sfida më e bukur që keni pasur teksa stiloni veshjen e një personi?
Gjithmonë pjesa më sfiduese është prova e parë. Është momenti ku shihen të gjitha mangësitë apo ajo çka është e tepërt. Sado që imagjinata jonë flet, trupi i cili do ta veshë atë kreacion flet shumë më shumë. Por, me kalimin e kohës dhe me përvojën që kam fituar, tani më sfiduese është leximi i mendjes së klientit…
Cila ka qenë rruga e Flutura Dedinjës për të mbërritur edhe tek përfaqësimi dinjitar i kreacioneve të saj edhe në Evropë?
Fusha e modës është më e hapur se kurë më parë. Dizajnerë prodhohen më shumë se kurrë. Konkurrenca në këtë fushë është gjithnjë në rritje… kjo vlen si për Kosovë edhe për Evropë dhe mbarë botën. Prandaj, besoj që çdo dizajner apo kreatorë i ruan me shumë xhelozi detajet karakteristike, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit dhe identitetit.
Pjesëmarrja e Rona Nishliut në Eurosong 2012, nxiti biseda edhe për pamjen e saj, pati kritika prej më të ndryshmeve. Kjo ndodhi pikërisht për shkak të origjinalitetit që ajo ka dhe krijimin e veshjes të cilin e kam bërë enkas për atë këngë. Ajo figurë do të mbetet në kujtesën e secilit. Pra, origjinaliteti është mbi të gjitha. Por, edhe aspekti teknik luan shumë rol, sidomos kur bëhet fjala për Evropë. Puna e mirëfilltë më shpiu deri te kontaktet e reja me Evropën; gjithashtu është fat.
A keni parime mode?
Moda ka parime, por unë personalisht nuk i përmbahem, nuk dëshiroj të limitohem në asnjë aspekt. Ana teknike është e vetmja që herë-herë më krijon barriera për të arritur deri tek volumi i duhur. Por, mundohem ta bëj të mundshme çdo ide që e kam në kokë.
Sa e kultivoni kultin e personalitetit dhe cilët njerëz për ju në botën e modës janë besnikë stilit të tyre, si në kuptimin privat ashtu edhe në atë afarist?
Jo unë, por secili artist e kultivon kultin, prandaj edhe shquhen si njerëz të kultit, artit e modës.
Cilin stil të veshjes ju e konsideroni të mirë dhe nga çka varet ai?
Proporcioni i duhur, harmonia e mirë dhe detajet.
Foto: Saura Dedinja, Foto: Shenoll Zehri
Sipas mendimit tuaj, me çfarë kriteresh estetike është e veshur vajza e re, dhe me çfarë kriteresh estetike është e veshur gruaja? Por, edhe si është i veshur një mashkull?
Kriteret e veshjes për këdo, varën nga shumë faktorë. Nga rrethi qe e rrethon atë person, pozita e punës, mënyra e jetesës të cilin e preferon, si dhe standardi i jetës…Ka prej atyre që janë tip sportivë, atyre elegant-klas, vintage, hipi, apo atyre që kanë jetë shumë luksoze, iu imponohet një pamje ekstravagante. Apo nganjëherë është disponimi ai që ndikon në pamjen. Veshja flet shumë sidomos për anën emocionale të një personi. Varësisht nga stili, kushtet apo luksin që ia ofroni vetes, e rëndësishme është t’i vihet theks pedanterisë, harmonisë së ngjyrave dhe proporcioneve.
Çfarë duhet të ketë një grua patjetër në gardërobën e saj, çfarë do t’i sugjeronit ju?
Siç thoshte edhe e famshmja Chanel… fustani i zi i thjeshtë duhet të jetë gjithsesi në gardërobën e një gruaje, unë i shtoj edhe fustanin e kuq të thjeshtë, një këmishë të bardhë dhe një setër klasike e zezë. Si dhe parfumin që shpreh shumë nga karakteri i saj.
Ku gabojnë sot të rinjtë, kur është fjala për modën?
Gjeneratat e reja, në fakt, janë ata që më së shumti gabojnë meqenëse janë “viktima të internetit” dhe imitojnë jetët e yjeve botërore. Është e pamundur që të aktrosh si yll çdo ditë, përderisa këta të rinj janë kreativ në masë dhe nuk ka nevojë për imitim dhe brutalitet. Kjo hap një debat tjetër që ka të bëj edhe me edukatën në familje dhe shoqëri, edhe pse një pjesë tjetër janë shumë origjinal dhe kreativ. Më parë personat që janë dalluar me stil kanë qenë të paktë, ndërsa sot janë të shumtë në kryeqytetin tonë.
Çfarë gjen klienti tek kreatori, që nuk ia ofron butiku?
Varësisht prej personave. Ka prej atyre që preferojnë të gatshme, shembull fusin një fustan në trup dhe vendosin nëse do ta marrin apo jo, përderisa ka klientë të tjerë që kërkojnë një tretman tjetër. Ky lloj i klientëve dëshiron diçka unike apo edhe që është me masë speciale, enkas e punuar për ta, dhe këtë e ofron një dizajner apo kreatorë.
Kreatorët blejnë materiale me kilogramë, ndërkaq shtëpitë e modës nuk i respektojnë rregullat e biznesit të modës. Si e vlerësoni situatën aktuale në skenën tonë të modës? A po ndryshon diçka për të mirë?
Varësisht prej llojit të materialit, ato blihen me kilogram me metrazhe, me metër katrorë apo edhe me decimetër katrorë… E rëndësishme është kualiteti i materialit. Dhe, si do ta përdorësh atë. Veç tash kanë filluar të ketë më shumë furnitorë të materialeve dhe kjo e lehtëson punën e kreatorëve. Qytetarët fillojnë llogaritë me material ndërsa harrojnë punën dhe kreativitetin… Gjithmonë vlen të ceket se kreatorët ofrojnë më shumë se atë që mund ta gjesh në treg. Kjo gjë dukshëm po dallon nga viti në vit, për të mirë.
Duke pasur parasysh që marrja me modën në kuptimin e “krijimit” apo “stilizimit” gjithnjë e më shumë është dukuri, apo kjo do të thotë që është Kosova inspiruese dhe e dobishme për t’u marrë me biznesin e modës apo gjithnjë e më shumë shfrytëzohet si mbulesë për diçka tjetër?
Të merresh me modën është e bukur dhe kreative. Secili i ka synimet e veta, qoftë për famë, apo për të bërë punë apo diçka tjetër. Kur bisedoj me kolegët e mi, secili prej nesh kemi pikëpamje dhe synime të ndryshme. Njëherë më pat thënë prof. David Priol “Moda është si religjioni”, po që se dëshiron të merresh me të, duhesh të jesh shumë e sinqertë dhe e devotshme ndaj këtij profesioni…me fjalë të tjera kërkon përkushtim të madh. Të jesh kreatore ose dizajnere, nuk është edhe aq e lehtë… Je i obligueshëm të dish të gjitha fazat, që nga ideja, skica, modelimi, shniti, dhe qepja bashkë me përpunim. Si dhe udhëheqës i mirë i ekipit punues. E tëra varet nga OK-ji i një personi. Dhe kjo është përgjegjësi.
A është Prishtina një vend që prodhon modë?
Momentalisht jo. Ndoshta ne të ardhmen, atëherë kur do të ketë një industri të mirëfilltë.
A mendoni që ka vend për prodhimet tuaja në treg? A është vështirë të imponoheni që njerëzit t’ju njohin dhe të blejnë kreacionet tuaja? Cilat janë vështirësitë dhe cilat janë përparësitë e tregut tonë?
Përderisa konsiderohesh dizajner i modës, atëherë duhesh të kesh një veçanti. Kjo veçanti e determinon tregun. Ndërsa, sa i përket asaj se “a është e vështirë të imponohemi”… Jean Paul Gaultier kishte thënë “Unë kurrë nuk desha të bëhem i famshëm”. Nga kjo nxjerrim se natyra e punës dhe këtij profesioni është i tillë, famoz… Nuk imponohet askush, por ndikohet. Moda, trendët, janë influencë dhe si të tilla shfaqen në treg.
Sa është për ju ky sezon mode, emocional dhe energjik? Cilat janë veshjet e sezonit çfarë propozoni dhe me çfarë do na surpizoni në këtë sezon?
Do të kisha thënë – sezon pak emocional, minimalist. Linja të pastra, pak prerje por karakteristike…detaje tredimensionale, pika e cila do ta dallojë koleksionin “Cutting Edge” do të jenë surprizat e këtij, koleksioni. Po punohet në një koleksion me një romansë avangarde. Kryesisht do të ketë veshje më ekskluzive, por edhe të përditshme. Ngjyrat dominuese do të jenë e bardha, e hirta, vjollca dhe e zeza. /Telegrafi/
Cover photo: Arben Llapashtica
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë