Zvicra ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Islandës në kuadër të Grupit të Dytë në League A në Ligën e Kombeve. Sfida e zhvilluar në St. Gallen përfundoi me fitoren e Helvetikëve me rezultat 6-0.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të nga Steven Zuber, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Ricardo Rodriguez.


Xherdan Shaqiri ekzekutoi një goditje të lirë, të cilën Hannes Halldorsson e mbrojti, por nga topi i kthyer përfitoi Fabian Schar duke asistuar te Denis Zakaria, i cili realizoi (23').

Një tjetër goditje e lirë nga Shaqiri dhe topi u devijua në rrjetë (53'). Një aksion tjetër i nisur nga mesfushori shqiptar, përfundoi me gol kur Fabian Schar asistoi te Haris Seferovic dhe ky i fundit shënoi (67').

Albian Ajeti hyri në fushë në minutën e 65-të, ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 71-të.

Një tjetër futbollist shqiptar, Admir Mehmedi, hyri në fushë në minutën e 72-të dhe i mjaftuan dhjetë minuta për ta gjetur rrjetën.

Zvicra i gëzohet një tjetër triumfi falë paraqitjes mahnitëse të futbollistëve shqiptarë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6tb4u1

https://www.dailymotion.com/video/x6tb58y

https://www.dailymotion.com/video/x6tb7nc

https://www.dailymotion.com/video/x6tb7vt

https://www.dailymotion.com/video/x6tb7zx

https://www.dailymotion.com/video/x6tb8hi

telegrafi sport app