Shantazh në Prishtinë: Femra kërcënohet nga ish-i dashuri, me publikimin e fotove intime


Një femër nga Prishtina, ka informuar se i dyshuari mashkull, shqiptar, me te cilin ka qenë ne lidhje i ka dërguar mesazh për mes telefonit.
Sipas njoftimit të Policisë, mashkulli ka kërkuar nga ajo 600 euro, ndryshe ka kërcuar se do t’i publikojë “fotot tona intime në internet”.
Pasi është caktuar takimi në një lokacion, i dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ai dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/10/2016





































