Punëtoria Dukyana nga Bullgaria, që shet veshje të ndryshme përmes internetit, ka reklamuar një shall gjigant që kushton 250 euro.

Por, ky aksesor i punuar me dorë ka një madhësi të pazakontë dhe personi që e veshë, mbulohet deri në fund të këmbëve, transmeton Telegrafi.


Shalli foto 2 Shalli me përmasa gjigante

“Gruaja në fotografi më duket si çorape”, si dhe “kujdes se mos rrëzohet, nuk ka si t’i vë duart përpara” kanë qenë dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Shalli foto 3 Mbulon tërë trupin

Megjithëse u kritikua se krijon rrudha të papërshtatshme, duke treguar forma jo të mira trupore, është konsideruar si modern dhe si shall që do të jetë mjaft i kërkuar. /Telegrafi/