LAJMI I FUNDIT:

Shala: Shëndetësia, është prioriteti im

Shala: Shëndetësia, është prioriteti im

Kandidatja për kryetare të Pejës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sabiha Shala, ka siguruar stafin mjekësor se shëndetësia do të jetë një ndër prioritetet e saj se në rast të qeverisjes në Pejë.

Shala përmes Facebook-ut, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë, ku ka paraqitur platformën e saj për sferën e shëndetësisë.

Ajo shtoi se platforma programore e PDK-së, do të sigurojë shëndetësi të qëndrueshme dhe efecientë.


Lexojeni më poshtë postimin e Shalës në Facebook:

“Në Ditën Botërore të Zemrës, vizitova Spitalin Rajonal të Pejës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku takova stafin mjekësor si dhe për së afërmi dëgjova nevojat e pacientëve.

E sigurova stafin mjekësor po ashtu edhe pacientët se shëndetësia është prioriteti im.

Platforma ime programore do të sigurojë shëndetësi të qëndrueshme dhe efiçiente. Do të ketë përmirësim të shërbimeve emergjente si dhe funksionalitet e dinamikë moderne të shërbimeve nga ana e stafit mjekësor”(sic), ka shkruar Shala në Facebook./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Kalo në kategori