LAJMI I FUNDIT:

Shala: Prokuroria dhe Gjykatat nuk janë përshirë në procesin e deportimit

Shala: Prokuroria dhe Gjykatat nuk janë përshirë në procesin e deportimit

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala, ka thënë se përgjatë punës së komisionit kanë vërejtur se ka pasur shumë shkëputje të zinxhirit të përgjegjësive institucionale dhe përzierjen e kompetencave të institucioneve, si dhe anashkalim i shumë institucioneve në deportimin e shtetasve turq.

Ai tha se Nisma Socialdemokrate do ta mbështesë raportin e komisionit hetimor

“Prokuroria, Gjykatat nuk janë përfshirë në këtë proces, këtë e vërteton edhe raporti ynë që është dashur nga institucionet që janë të përfshira në këtë proces të njoftohen edhe këto dy institucione, dhe të kryhen të gjitha procedurat e rregullta ndaj personave të dëbuar sipas ligjeve në fuqi dhe jo të shkelen të drejtat elementare të shtetasve në këtë operacion. Ne si komision nuk kemi pasur as edhe një shkresë nga shteti i Turqisë që është kërkuar personat që të dëbohen në shtetin e tyre, pos një vlerësim i Agjencionit të Inteligjencës i cili vlerësohet se pesë shtetasit turq rrezikojnë sigurinë nacionale të vendit tonë…Ky raport as nuk konstaton dhe as nuk vërteton vlerësimin e AKI-së, personave në fjalë paraqesin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Në mënyrë që të vërtetohet ose të konstatohet se ky vlerësim do të duhet të analizojë përmbajtjen e shkresës së AKI-së të cilat përmbajnë informacione të klasifikuara, megjithatë edhe pa analizuar përmbajtjen e shkresës konsiderohet se tri provat e lartcekura të cilat kanë qenë në dispozicionin e komisionit janë mëse të mjaftueshme për të vërtetuar se çfarëdo kërcënimi që mund të kishte paraqitur personat në fjalë ai kërcënim nuk është i natyrës terroriste ose i dhunshëm”, tha Shala.


Kuvendi është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet në lidhje me raportine Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq në mars të vitit të kaluar./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori