Shakohoxha gati, me plis arrin në Paris (Foto)

Komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha, tashmë ka arritur në Paris.
Legjenda e komentimeve të futbollit i cili është prapa kombëtares në secilin hap, ka arritur në Paris.
Aty ai ka pozuar me një plis, para kullës së Eifelit.
“A vihet në Paris pa plis? Jemi gati”, u shpreh Shako në postimin e tij.
Shakohoxha është njeriu më i afërt mediatik me kombëtaren shqiptare.
Komentimet e tij pos drithëruese konsiderohet se e bëjnë atë më të mirin në këtë fushë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































