Shakira tashmë është në Miami duke shijuar jetën e saj të re pasi i tha lamtumirë Barcelonës në rrjetet sociale pas ndarjes me ish-partnerin Gerard Pique.

Këngëtarja e famshme latine ka shumë kujtime të mira nga kryeqyteti katalanas, por edhe disa të këqija si koha kur u gjobit nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Jaume De Laiguana drejtoi videoklipin e famshëm të këngës së Shakira 'Loca', xhirimet e saj u zhvilluan në Barcelonë por në atë kohë ylli i muzikës nuk kërkoi asnjë leje nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit katalanas, shkruan Marca.

Screenshot 2 48 Foto: Getty

Për më tepër, gjatë videoklipit ajo shihet në një Harley Davidson pa helmetë në shëtitoren Joan de Borbo, në Barceloneta.

Për këtë këngëtarja e njohur është dënuar me 400 euro gjobë, përveç kësaj, besohet se ajo u hodh në shatërvanin e 'Pla de Palau', diçka për të cilën as ajo nuk kërkoi leje.

Screenshot 1 53 Foto: Getty

Në atë kohë, Shakira shpjegoi në El Periodico de Catalunya se ajo nuk mbante helmetën për të shmangur ngatërrimin e flokëve gjatë xhirimeve.

Megjithatë, ajo e pranoi se duhet të kishte vendosur helmetën, ajo zbuloi se planifikonte të paguante gjobën sapo të vinte.

gettyimages 492193237 63ff9cb8f2479 scaled Foto: Getty

Ndryshe, Shakira i dha fund marrëdhënies me Piquen pas një romance prej 12 vitesh, çifti bashkë kanë dy fëmijë. /Telegrafi/