LAJMI I FUNDIT:

Shahpaska: 65% e punonjësve në çerdhe janë vaksinuar

Shahpaska: 65% e punonjësve në çerdhe janë vaksinuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska nuk parasheh ndryshime në funksionimin e çerdheve nga muaji shtator, pavarësisht numrit të lartë të të prekurve me Covid 19.

Sipas Shahpaskës, edhe numri i fëmijëve në grupe do të mbetet i njëjtë madje edhe protokollet për mbrojtje nga virusi.


“Në grupet e çerdheve deri në dy vjet, numri i fëmijëve është 15, dhe në grupet nga dy deri në gjashtë vjet është 20. Sipas situatës epidemiologjike, ne do të krijojmë protokollet, domethënë do të marrim masa për të zvogëluar numrat. Për shkak të pushimeve verore, vetëm rreth 8,300 fëmijë janë të pranishëm në çerdhe ndërsa protokollet lejojnë akomodimin e 25,600 fëmijëve”, deklaroi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Shahpaska nuk bëri të ditur nëse do të merren masa ose si do të veprohet ndaj punonjësve që refuzojnë të vaksinohen, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.

“Numri i të vaksinuarve është më shumë se 65 % në çerdhet e Shkupit, ndërsa me drejtorët e çerdheve tjera do të organizojmë mbledhje online që të mund t’i marrim edhe të dhënat e tyre. Apeloj të gjithë punësuarit e çerdheve që për shkaqe të ndryshme akoma nuk janë vaksinuar, të vaksinohen sepse përgjegjësia e tyre është shumë e rëndësishme”, pohoi Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Këto të dhëna, Shahpaska i kumtoi pas takimit me drejtorët e gjithë çerdheve në Shkup./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori