LAJMI I FUNDIT:

Shahpanska – Donev: Masat ekonomike për menaxhimin me pasojat nga COVID-19 dhanë rezultate pozitive në dy vendet

Shahpanska – Donev: Masat ekonomike për menaxhimin me pasojat nga COVID-19 dhanë rezultate pozitive në dy vendet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska sot kishte takim me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike dhe Sociale dhe ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Bullgari, Galeb Donev.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga MPPS, dy ministrat biseduan për politikat aktive në pjesën e marrëdhënieve të punës por edhe këmbyen mendime për masat që dy vendet i ndërmorën për të lehtësuar pasojat ekonomike ndaj punëtorëve dhe ekonomisë për shkak të krizës shëndetësore nga COVID-19.

Shahpanska njoftoi se shteti ynë përmes gjashtë paketave dhe 1.2 miliardat e investuara si ndihmë, ndihmuan të ruhen rreth 80 mijë vende pune. Kjo, sipas Shahpanskës, ka kontribuar edhe në uljen e papunësisë në 15.9%.


Përmes Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punës, Shahpanska theksoi se ka 25 milionë euro shtesë, ndërsa Qeveria iu përkushtua jo vetëm ata që humbën punën për shkak të pandemisë, por edhe ata që nuk mund të punësohen, që kanë kualifikim të ulët dhe personat që janë ndodhur gjatë kohë jashtë tregut të punës, posaçërisht gratë dhe romët.

Ministri Donev prezantoi masat ekonomike të Bullgarisë dhe vlerësoi se në krizë ekonomike kanë arritur të mbajnë papunësinë në nivel të ulët dhe ta mbrojnë ekonominë.

Dy ministrat biseduan edhe për mënyrën se si po e udhëheqin dialogun sociale me përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësve, por edhe për procesin e harmonizimit të rregullativës ligjore në pjesën e marrëdhënieve të punës.

Shahpanska njoftoi se në fazën përfundimtare është edhe përgatitje e Ligjit të ri për marrëdhënie pune që përgatitet në bashkëpunim me ekspertë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe se MPPS punon në ligje të reja për siguri dhe shëndet gjatë punës.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për rregullimin e emigrimit të forcës punëtore mes dy vendeve me çka do të mundësohet liria më e madhe për qytetarët e dy vendeve por edhe për mundësinë e përthellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori