Sfida më e vështirë: Si të ndaloni së dashuruari dikë që nuk ju do?

Procesi i ngushëllimit nuk është i lehtë, por ka disa mënyra të sigurta për të hequr dorë nga dashuria e pakthyer
Dashuria është një ndër ndjenjat më të mrekullueshme, mirëpo, mund të jetë edhe shumë e dhembshme. Kjo ka të bëjë posaçërisht me situatën kur zemrën ia falim dikujt i cili nuk kujdeset për ne, apo dikujt i cili thjesht nuk na do më.
Thonë që çdo dashuri ka fundin dhe kjo është diçka që nuk mund ta ndryshojmë. Mirëpo, kjo nuk e ndryshon faktin që dhemb tmerrësisht kur doni dikë i cili nuk ju do më, transmeton Telegrafi.
Procesi i ngushëllimit nuk është i lehtë, por ka disa mënyra të sigurta që të liroheni nga dashuria e pakthyer.
Koha shëron çdo gjë
Është e vështirë të lirohesh nga dashuria e paplotësuar për një ose dy ditë. Dhe është e vështirë të jesh e refuzuar. Qani, bërtisni, bëni çdo gjë që lehtëson dhembjen. Biseda po ashtu është shëruese.
Pranojeni realitetin
Fatkeqësisht është kështu – ai nuk ju do. Nuk mund të kontrolloni ndjenjat e tij dhe nuk mundeni askënd ta detyroni t’ju dashurojë. Pranoni këtë realitet, më shpejt do të liroheni nga vuajtja.
Nuk dhemb më shumë se sa çdo ditë të shihni dashurinë e pakthyer. Prandaj shmangeni sa më shumë që të jetë e mundur. Fshini kontaktet e tij dhe mos e ndiqni në rrjetet sociale.
Optimizmi shëron
Merrni qëndrimin se nuk e meritoni një marrëdhënie me dikë që nuk ju vlerëson mjaftueshëm. Sa më shpejt të heqësh qafe të vjetrën, aq më shpejt do të takosh dashurinë e re. /Telegrafi/


















































