LAJMI I FUNDIT:

Sfida e të dhënave të hapura të institucioneve të vendit sjell tre fitues

Sfida e të dhënave të hapura të institucioneve të vendit sjell tre fitues

Këtë fundjavë, Ministria e Administratës Publike (MAP) me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), e me partner zbatues Innovation Center Kosovo (ICK), organizuan garën e parë për Vizuelizimin e të Dhënave të Hapura nga Qeveria e Kosovës – Open Data Visualization Challenge, ku garuan mbi 30 të rinj.

Qëllimi i sfidës ishte edukimi dhe inspirimi i publikut në lidhje me perspektivat e përdorshmërisë së të dhënave, me theks të veçantë në të dhëna të hapura të Qeverisë së Kosovë të cilat gjenden të publikuara në portalin Kombëtar për të Dhëna të Hapua (opendata.rks-gov.net). Njohja e publikut me këto perspektiva shihet si një mundësi e mirë për qytetarët për të monitoruar punën e qeverisë, rritur pjesëmarrjen qytetare dhe shtimin e inovacionit.


Ne garë morën pjese të rinj kosovarë nga profile të ndryshme arsimore dhe profesionale, përfshirë studentë të fushave kuantitative dhe shkencave shoqërore, disajner grafik, animator, etj., që punuan për tri kategori fituese.

Sfida e infografikës që u fitua nga ekipi “Data Vizards” me një infografikë mbi pasojat e migrimit në tregun e punës, sfida e bllogut në të cilën ngadhënjyen “Endgame” dhe sfida e animacionit me ngadhënjimtar “Infomate”, ku dy të fundit paraqiten të dhëna mbi shërbimet dhe kapacitetin e institucioneve shëndetësore në Kosovë.

Gara përfundoi të dielën mbrëma me shpalljen e ekipeve fituese dhe ndarjen e çmimeve në vlerë prej 2,500 euro, nga drejtori i ASHI, Kujtim Gashi i cili kumtoi vendimet e jurisë së përbëre nga Nora Latifi – Jashari (Instituti GAP), Ilir Gruda (artist vizuel) dhe Laura Thaqi (ASHI).

Në përkrahje të ngjarjes, ICK përmes menaxherit të ngjarjeve Shpend Lila, ndau një çmim të veçantë për grupin e vizuelizuesëve junior, që përkrahen garën me një paraqitje grafike interesante të arsyeve të largimit të të rinjve nga Kosova.

“Vizualizimi i të dhënave është një teknikë e preferuar e prezantimit të të dhënave me gjithnjë e më shumë potencial për shkak të lexueshmërisë që i bëhet të dhënave përmes prezantimit vizual”, theksojnë mbi rëndësinë e këtij formati, zbatuesit partner të aktivitetit, Eldita Tarani dhe Madalina Bisog.

Në punën e tyre garuesit patën përkrahjen e 10 mentorëve, njohës të fushave së analizës së të dhënave dhe paraqitjes vizuale të të dhënave e që vullnetarisht mentoruan gjatë tërë vikendit.

Një mbështetje e veçantë u dha nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, institucione të cilat hapen një numër të madh të të dhënave (dataseteve) në një afat shumë të shkurtër.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit të MAP “Mbështetje për Zbatimin e Reformës së Administratës Publik” që zbatohet nga Novus dhe CPM, ndërkaq mbështetja për konceptin e garës u dha nga Open Data Kosovo.

Të gjitha projektet e punuara gjatë kësaj gare do të publikohen online pas përpunimit.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori