Sevilla ka fituar në fund derbin ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Ekipi i Julen Lopeteguit ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke ia shkaktuar humbjen e tretë me radhë Atleticos së Diego Simeones.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ivan Rakitic (7’) dhe Lucas Ocampos (89’) për vendasit, ndërsa Felipe (33’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori kroat, Rakitic, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Atleticos, Jan Oblak që u vlerësua me notë 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app