LAJMI I FUNDIT:

Serwer: Thaçi duhet të japë dorëheqje nëse i vërtetohet aktakuza

Serwer: Thaçi duhet të japë dorëheqje nëse i vërtetohet aktakuza

Daniel Serwer, eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, nëse aktakuza e tij nga Gjykata Speciale konfirmohet në korrik.

“Nëse aktakuza konfirmohet në korrik, Presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqje, me dinjitet dhe të angazhohet që të shkojë në Hagë për të mbrojtur veten. Ka precedent të mjaftueshëm: ish-kryeministri Haradinaj dy herë dha dorëheqje për të mbrojtur veten në Hagë, me sukses. Atëherë Parlamenti do të duhet të zgjedhje një kryesues të ri të shtetit, apo të rrezikon zgjedhje të reja brenda 45 ditëve”.

“Një kandidat i spikatur, i pakomprometuar, dhe jo politik, i ngjashëm me ish-Presidenten Atifete Jahjaga, është drejtimi i duhur. Kosova ka njerëz shumë të kualifikuar, e posaçërisht gra. Pak prej tyre mund të akuzohen për krime lufte dhe shumica janë të pastra nga korrupsioni dhe keqbërje tjera”, ka thënë ai në një shkrim në Peace Fare, transmeton klanks.

Sipas Serwer, zgjedhjet e reja do të sillnin Vetëvendosjen sërish në pushtet dhe me një përfaqësim edhe më të fuqishëm në parlament, sesa herën e fundit.

“Një shtet i dobësuar do të jetë i brishtë ndaj lloj-lloj marifeteve, nga evropianët, amerikanët, ruset e tjerët. Do të ishte shumë më mirë nëse fuqia e dukshme që ka VV-ja të njihet pa i përsëritur zgjedhjet e tetorit të 2019”, ka thënë ai.

Serwer thekson se asnjë kryeministër i Kosovës nuk duhet të shkojë në Uashington apo Bruksel, për të rinisur dialogun me Beogradin, pa një shumicë që i afrohet asaj të Presidentit Vuçiq.

“Për të arritur këtë, kryeministrit Hoti, i cili e mori pozitën para më pak se dy muajve do t’i duhet të përfshijë ose PDK-në, ose Vetëvendosjen të cilët e udhëhoqën qeverinë jetëshkurtër para Hotit. Për t’i thënë të dy partive që të bashkohen në një qeveri do të ishte e tepërt, ngase e përbuzin njëra tjetrën. PDK-ja do t’i lëpijë plagët, ngase Presidenti është themeluesi i saj, ndërsa ish kreu i parlamentit është kryetari i partisë, dhe ka të ngjarë do të ketë edhe të akuzuar tjerë nga udhëheqësia e tyre”.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori