Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, thotë se i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të marrë rrol dominues në qasjen e SHBA-së në dialogun Serbi-Kosovë dhe do ta shtypë Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Në një postim në blogun e tij që e shkroi lidhur me emërimin e Grenell, si dhe në një intervistë për Zërin e Amerikës, Serwer e quajti të çuditshëm vendimin për emërimin e Grenell për përfaqësues special në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë se, “edhe pse Grenell është diplomat dhe ambasador, ai përfaqëson qartë Shtëpinë e Bardhë”.
“Vetëm pak javë më parë, ata e emëruan Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin. Grenell është i një rangu më të lartë se Palmer për dy arsye: ai është ambasador dhe ka lidhje direkte me Shtëpinë e Bardhë. Për mua është shumë e qartë se planifikojnë që ai të marr funksionin e përfaqësuesit Special për Ballkanin, që do të thotë se do të merret me Beogradin dhe Prishtinën. Vërtet është e çuditshme. Mendoj se ky është një paralajmërim për ringjallet ideja e shkëmbimit të territorit midis Kosovës dhe Serbisë, që është një ide e tmerrshme, e cila vdiq nga një vdekje natyrale disa muaj më parë dhe është një plan i keq përpjekja për ta ringjallur atë”, ka deklaruar Serwer, për Zërin e Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.
Sipas Zërit të Amerikës, Grenell politikisht është i afërt me John Bolton, ish-këshilltarin e Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, i cili vitin e kaluar deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kundërshtonin një shkëmbim territoresh nëse Beogradi dhe Prishtina bien dakord.
Disa analistë gjithashtu supozojnë se Grenell është një mbështetës i idesë, të cilën Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel, e kundërshtojnë me forcë.
Pofesori i Universitetit John Hopkins, Serwer beson se Grenell nuk do të pranojë argumentet e Gjermanisë, por do të përpiqet të imponojë idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Besoj se do të përpiqet t’ia imponojë [idenë e korrigjimit] Gjermanisë, Kosovës dhe Serbisë, kurse kundërshtarët më të fortë të asaj ideje në Kosovë janë serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Është bizare të përpiqen t’ia imponojnë një ide kaq të keqe, por çfarë i motivon ata – pra, ata mund të vrasin ‘dy miza të Clintonit’ me një goditje – Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën – kjo një arritje e rëndësishme nëse dëshironi ta kënaqni me Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të jetë gjithashtu një konfirmim i kthesës në në politikën amerikane nga zgjidhjet liberale-demokratike të bazuara në të drejta të barabarta, në zgjidhje etno-nacionaliste bazuar në ndarjen e grupeve etnike. Kjo nuk është zgjidhje për të cilën jam unë jam, por kam frikë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që të përpiqet ta imponojë”, thotë Serwer, përcjell Telegrafi.
Mandati i Grenell në Gjermani ka qenë i diskutueshëm që në fillim, kur ai sugjeroi që kompanitë gjermane të pushonin biznesin me Iranin, dhe deklaroi për median konservatore “Breitbart News” se dëshiron të forcoje të djathtën evropiane.
“Grenel është në një marrëdhënie dëshpëruese me gjermanët, të cilëve nuk u pëlqen fort, dhe e shohin atë si një përfaqësues të administratës amerikane me të cilin nuk kanë marrëdhënie veçanërisht të ngrohta. Nëse Shtëpia e Bardhë dëshiron një marrëdhënie më të mira me Gjermaninë, personi i fundit që duhet ta zgjidhnin për këtë proces është Grenell”, thotë Serwer.
Ai dyshon se Grenel dhe Matthew Palmer do të jenë në gjendje të punojnë njëkohësisht në ndërmjetësimin midis Beogradit dhe Prishtinës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre