Sërish Bero Kingdom triumfues në Prizren

Bero Kingdom e ka vazhduar traditën duke triumfuar në turneun e Alley Oop të organizuar në Prizren.
Turneu që u mbajt ditën e shtunë ishte njëri ndër më të mëdhenjtë, duke grumbulluar 14 ekipe.
Pas më shumë se tre orë, me super ndeshje të zhvilluara në Prizren, ekipi Bero Kingdom në finale fitoi ndaj Double S me rezultat 22:14 dhe fitoi çmimin prej 300 Euro.
Bero Kingdom kishte fituar edhe vitin e kaluar në Prizren, e më pas kishte triumfuar edhe në Alley Oop në super finalen në Prishtinë.
Turneu do të vazhdojë në qytetet tjera, ku skuadrat fituese do të përballen në kryeqytet për trofeun e dytë të këtij Projekti shumë të rëndësishëm.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3x3 në të gjithë Kosovën.















































