Seriali i ri i Netflix, “The Sandman”, kushtoi 165 milionë dollarë, ndërsa kritikët e konsiderojnë atë një kryevepër të vërtetë.

Projekti i ri është me protagonistë Tom Sturridge si The Dream, Gwendolyn Christie si Lucifer, Kirby Howell-Baptiste si Death, Jenna Coleman si Johanna Constantine dhe Mark Hamill që bën zërin e Merv Pumpkinhead.


Në rishikimin e saj, kritikja e IGN, Amelia Emberwing, shkroi se, përveç një ankese të vogël, seriali është një kryevepër e vërtetë.

Kritiku Richard Newby nga revista Empire shpreson që seriali të ketë më shumë sezone, sepse thotë se e meriton.

Edhe pse kritikët nuk janë pajtuar në masën në të cilën seriali është një adaptim i suksesshëm i materialit burimor, ata pajtohen se seriali ia vlen të shikohet. /Telegrafi/